Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashKryesoreTe FunditTe Gjitha

Pas përplasjeve me Pjerin Ndreun, Rama lë në hije “gjeneral” Lleshajn (Si u ‘zbeh’ roli i Ministrit të Brendshëm nga kryebashkiaku socialist)

Kryeministri Edi Rama gjatë mbledhjes së grupit parlamentar politik në Elbasan, ka njohur deputetët me ndryshimet në drejtimin e qarqeve.

Vetë kryeministri Rama ka vendosur që të marrë drejtimin e Durrësit, ndërkohë që Tiranën si bashki do e drejtojë Erion Veliaj, ndërsa qarkun Elisa Spiropali dhe Ervin Bushati.

Në Shkodër është emëruar Ilir Beqja, në Lezhë rikthehet Lindita Nikolla 1 vite pasi u drejtua nga Sandër Lleshaj. Kukësi do të drejtohet nga kryebashkiaku Safet Gjici ndërsa në qarqet e tjera nuk ka patur ndryshime.

Tashmë zërat për ftohjen mes Ramës dhe Lleshajt janë konfirmuar, pasi kryeministri Rama ka lënë tërësisht në hije “gjeneral” Lleshin dhe për këtë ka ndikuar edhe kryebashkiaku socialist Pjerin Ndreu.

Ky i fundit u përplas me Lleshajn pak kohë më parë gjatë një takimi ndërmjet IKMT-së me kryebashkiakët, për shembjen e ndërtimeve pa leje në fillim të sezonit turistik. Mësohet se prej më shumë se dy muajsh Lleshaj nuk është parë më në qarkun e Lezhës.

Mësohet se kryebashkiaku aktual i Lezhës ka afruar rreth vetes të gjithë njerëzit e tij të punës, Lindita Nikollën, e cila sot u rikthye nga Rama për drejtimin e Qarkut të Lezhës, prefektin dhe drejtorin e Policisë, Zef Laska.

Fjalët Kyce
Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *