Zgjidhet situata në Kakavijë. Pas16 orësh pritjeje të 40 shtetasve shqiptare që prisnin në Kakavijë pjesa e më e madhe e tyre janë lejuar të hyjnë në Shqipëri.
Bëhet fjalë për kontigjentin e atyre shtetasve të moshuar, me probleme serioze shëndetësore të dalë nga spitali, gra shtatzena dhe të mitur. Ndersa 10 të tjere janë kthyer mbrapsht për në destinacionet fillestare të nisjes nga Greqia.
Burimet konfidenciale nga Kakavija bëjnë të ditur se 10 shqiptarët që janë kthyer mbrapsht drejt Greqisë, kanë kundërshtuar me forcë këtë veprim.
Ndërkaq kufiri me Greqinë është i izoluar tërësisht pasi janë mbyllur portat e hekurit dhe është ndërprerë puna. Kalojnë vetëm kamionë dhe furgonë që transportojnë mallra ushqimore, medikamente e mallra spitalore.
Konfirmohet se linja kufitare është përforcuar edhe me shumë me forca shtesë nga Drejtoria e Policisë së Qarkut.