Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


FlashSportTe FunditTe Gjitha

Partizani bën historinë, kualifikohet në Champions League

Ekipi  volejbollit për femrat është kualifikuar në turin e tretë të Champions League. Skuadra kampione e Shqipërisë fitoi dhe takimin e dytë me boshnjakët e Brcko të mërkurën në Lukavac, por me rezultatin 3-2.

Duke marrë setin e parë vajzat e Partizanit i shtuan presionin kundërshtareve. Sfida ishte e luftuar deri në fund. Sllovakia Romana Hudecova realizoi 21 pikë për ekipin shqiptar, duke u shpallur edhe lojtarja më e mirë e ndeshjes. Një sukses që në debutim për Partizanin që do të luajë me Vasas Budapest në fazën tjetër.

Ekipi hungarez ka histori në pjesëmarrjen në kupat e Europës. Vasas eliminoi nga gara Luka BAR të Malit të Zi me dy fitore 3-0. Një përballje më e vështirë për Partizanin. Ndeshja e parë me Vasas do të luhet 23 Tetor në Budapest, ndërsa ajo e kthimit më 31 Tetor në Tiranë.

Fjalët Kyce

Mendoni se duhet të hapen listat e partive dhe të ndalohen koalicionet parazgjedhore?

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *