Një burrë me probleme të shëndetit mendor ka alarmuar policinë dhe forcat zjarrfikëse pasditen e sotme në Elbasan, pasi ka hipur tek rrapi në qendër të qytetit dhe ka kërcënuar se do të vetëvritet.
Teksa tund pemën dhe thotë se do të hidhet, burri ende i paidentifikuar bërtet me të madhe: “Parti Enver, jemi gati kurdoherë. Po hidhem. Do hidhem, do vdes për partinë.”
Siç shihet dhe nga pamjet e siguruara nga FaxNews, vihet re se në vendin e ngjarjes kanë mbërritur një numër i konsiderueshëm qytetarësh, të cilët përpiqen ta bindin të ulet. Por vetëm pas ndërhyrjes së forcave zjarrfikëse, është bërë e mundur zbritja e tij nga pema pa pësuar asnjë lëndim.