Zv/ministrja e Shëndetësisë, Eugena Tomini e ftuar në emisionin ‘Pushteti’, në ‘FaxNews’, ka deklaruar se në rënien e shifrave të infektimeve dhe shtrimeve në spital ditët e fundit kanë ndikuar një sërë faktorësh. Tomini u shprehet se tashmë është vaksinuar një pjesë e mirë e popullsisë të cilët kanë qënë në hallkat kryesore të kontakteve me njerëz.
Ndërkohë Tomini shtoi se pavarësisht se tani vërehet një ulje e shifrave, parashikohet që pas javës së parë të Majit Shqipëria të has sërish një trend në rritje të kurbës.
Përsa i përket rikthimin në shkolla të nxënësve, Tomini tha se megjithëse mësuesit janë vaksinuar, problem mbetet fakti se nxënësit mund të bëhen transmetues të Covidit te të afërmit e tyre të moshuar, ndaj dhe mësimi online është duke vazhduar.
Tomini foli gjithashtu dhe për hapjen e spitalit të Fierit, për të cilin tha se inaugurimi i tij pritet të bëhet 48 orët e ardhshme, ndërsa shtoi se do të jetë një mbështetje për jugun e vendit.
“Plani për vaksinim përshkallëzohet me kohën. Punonjësit e fasonerisë janë kategoria e radhës që do të vaksinohen.
Janë disa faktorë që kanë ndikuar në uljen e shifrave të Covid në Shqipëri. Karantina e 50 ditëve të para në nivel kombëtar dhe më pas masat e moderuara, pra nuk ka pasur masa rrënjësore që i shohim në vendet fqinje, por duhet të theksojmë se masat e moderuara deri tani kanë dhënë këtë efekt.
Në përgjithësi masat e marra janë respektuar. Një element tjetër është se në dimër kemi pasur prezencën e mutacioneve në Shqipëri, pra kanë ndikuar në kurbën e virusit. Vaksinimi i personelit mjekësor, bëri të mundur shkëputjen e një hallke tjetër.
Besoj që ky efekt do të vazhdoj dhe mund ta shohim dhe më herët.
Është evidente që masat janë shkelur gjatë fushatës elektorale. Niveli i transmetueshmërisë është bërë më i lartë. Ndërkohë është evidentuar në minibashkitë e vogla është vënë re një rritje e shifrave. Duhet të theksohet se pavarësisht thirrjeve, asnjëri nuk është vënë në zbatim.
Parashikohet të kemi një trend në rritje pas javës së parë të muajit Maj.
Përsa i përket trafikut kufitar, është e rëndësishme marrja e masave të tilla.
Besojmë që incidence në grupmoshën parauniversitar të vijojë me një trend të ulët. E kuptoj jashtëzakonisht mirë impaktin që ka komunikimi online mes mësuesit dhe nxënësit, por duhet të kuptojmë një nga hallkat siç janë mësuesit në shkolla janë vaksinuar tashmë, por duhet menduar që shumë nxënës kanë gjyshër në shtëpi. Grupmosha më e ulët e cila ka një transmetim më të ulët shpresojmë që të vazhdojmë me mësimet në shkolla.
Deri tani kemi 700 mijë doza të ardhura deri tani. Ardhja e vaksinave që u lajmërua sot nga BE nuk është pjesë e COVAX dhe ky është një lajm tepër pozitiv dhe mbështetës.
Besoj që në 48 orët e ardhshme do të hapet spitali rajonal i Fierit dhe e them me bindje që jugu i Shqipërisë do të ketë një pikë mbështetëse mjekësore njësoj si qendra spitalore Nënë Tereza në Tiranë.
Prania e një vaksinimi masiv dhe përfshirjes së shumë kategorive do të sjellë një frymëmarrje të lehtësuar me ardhjen e verës.”, u shpreh Tomini.
(R.G/Faxweb.al)