AktualitetBotaFlashTe FunditTe Gjitha

Paralajmërimi/ “Kina po lëviz trupat drejt kufirit me Hong Kongun”

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, është shprehur se qeveria e Kinës po lëviz trupat e saj në kufirin me Hong Kongun.

Trump e ka mbështetur deklaratën e tij duke iu referuar informacioneve të marra nga agjencitë amerikane të inteligjencës. Presidenti i SHBA-ve bëri thirrje për qetësi, por ende po vazhdojnë përleshjet midis protestuesve dhe autoriteteve në ish-koloninë britanike.

“Inteligjenca jonë na ka informuar se qeveria kineze po lëviz trupat në kufi me Hong Kongun. Të gjithë duhet të jenë të qetë dhe të sigurt!”, shkroi Trump në Twitter.

Dhjetë javët e trazirave, janë bërë sfida më e madhe për sundimin kinez të qytetit gjysmë-autonom, që nga dorëzimi i tij nga Britania më 1997. Protestat filluan për të kundërshtuar një projekt-ligj, që do të lejonte ekstradimet në territorin e Kinës

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *