Drejtori i Kabineti në Partinë Demokratike, Dorian Teliti, përmes një statusi në profilin e tij në faceboo, ka ka akuzuar qeverinë Rama se pavarësisht situatës së pandemisë e cila ka rritur krizën ekonomike, koncensionari dhe miku i ngushtë i pushtetit ka marrë dje 890 mijë euro.
Teliti thekson se këto para që qeveria ka dhënë për Inceneratorin e Tiranës, që në total gjatë 5-mujorit të pandemisë kapin shifrën e 3.9 milionë euro, mund të kishin ndihmuar 12 mijë familje më një pagë 400 mijë lekëshe.
Postimi i plotë: Para ka, por keqperdoren. Para ka, por ndahen me miqte e me oligarket. Para ka por jemi te vjedhur.
Qeveria nuk “zhgenjen” asnje dite. Me termet apo pa termet, me Covid apo pa Covid, trajtimi preferencial ndaj miqve nuk ndryshon asnjehere.
Vetem dje, Inceneratori i Tiranes ka marre pagesen e rradhes nga thesari i shtetit. Vetem dje jane paguar 890mije euro per kete PPP.
Gjate 5 muajve te pandemise (nga 10 marsi e deri me sot), ky koncesionar mik i ngushte i qeverise ka marre nga taksat tona plot 3.9 milione euro.
E cfare mund te behej me 3.9 milione euro? Thjesht dy veprime, ose me keto para mund te paguheshin me pagen 40mije lekshe plot 12 mije kryefamiljare qe kane humbur vendin e punes, ose mund te bliheshin 260 respiratore aq te nevojshem per ti bere balle sfides shendetesore.
Sjellje e turpshme e qeverise. Moren 1 miliarde euro borxh gjate pandemise, nderkohe qe per ekonomine dhane vetem 100 milione euro.
Braktisen shendetesine, qytetaret ne nevoje dhe bizneset per te financuar pa nderprerje miqte oligarke.
Bolle me. Mjaft me grabitjen dhe varferimin e shqiptareve.
Normaliteti, konkurenca e lire dhe e ndershme, vemendja ndaj nevojtareve dhe klime pozitive per bizneset, mbeshtetje te ekonomise dhe sektoreve te saj, jane sot kolonat kryesore te programit ekonomik te Partise Demokratike dhe Opozites se Bashkuar dhe ne momentin qe do te jemi ne drejtim te puneve ato te te behen realitet.