Presidenti i Republikës Ilir Meta me anë të një statusi në Facebook ka shprehur urimet e tij për emërimin nga Papa Françesku të Imzot Arjan Dodaj si Ipeshkv Ndihmës i Kryedioqezës së Tiranë-Durrës.
Ky emërim do të forcojë akoma më shumë dedikimin e tij të njohur, në shërbim të besimtarëve katolikë në vendin tonë,- thotë Meta.
Postimi i plotë
“Mësova me shumë kënaqësi lajmin e emërimit nga Papa Françesku të Imzot Arjan Dodaj si Ipeshkv Ndihmës i Kryedioqezës së Tiranë-Durrës.
Duke i uruar punë të mbarë në misionin e tij, jam i bindur që emërimi i Imzot Arjan Dodaj në këtë detyrë të rëndësishme, pikërisht në të Enjten e Shenjtë të Pashkëve Katolike, do të forcojë akoma më shumë dedikimin e tij të njohur, në shërbim të besimtarëve katolikë në vendin tonë”. ??