Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetBotaFlashPolitikëTe FunditTe Gjitha

Pandemia godet BE-në, 50% e italianëve mendojnë largimin, ja ku u zhgënjye Italia

Pandemia globale ka dhënë efektë të mëdha në shëndetësi, ekonomi por edhe në politikë.

Bëhet fjalë për familjen e madhe Europiane që pandemia duket se po i jep goditjet e para.

Konkretisht bëhet fjalë për një sondazhi të bërë nga Tecnè Poll, 49% e italianëve, ose e thënë ndryshe një në dy persona, shprehen të gatshëm për t’u larguar nga Bashkimi Europian. Për më tepër shifrat janë në tendecë rritëse.

Tanimë edhe Italia po mendon që të largohet nga Bashkimi Europian pas përfundimit të pandemisë së koronavirusit. Mungesa e ndihmës gjatë periudhës kur Italia po humbiste me qindra jetë njerëzish çdo ditë, nuk i ka kënaqur shumë italianët.

Sa për krahasim është marrë viti 2018, ku vetëm 29% e italianëve ishin ‘pro’ largimit të vendit të tyre nga BE, por mesa duket mungesa e ndihmës gjatë koronavirusit ka shtuar edhe shumë të tjerë. Megjithatë vendimi mbetet në dorën e politikanëve, të cilët deri më tani reflektojnë zhgënjimin e popullit të tyre por janë shprehur se do ta analizojnë situatën pasi të nxjerrin vendin nga kriza e COVID-19.

Italia po ecën në hapat e Britanisë pasi siç duket nuk ndihet mirë nën ombrellën e Europës që kishte ëndërruar.

Fjalët Kyce
Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *