Kamerat e sigurisë që po vëzhgonin një aksídent në Taivan kanë kapur momentin kur një veturë Tesla Model 3 godet me të gjithë forcën një kamion të rrèzuar në rrugë.
Sipas raportimeve shoferi i Teslas as që e kishte parë kamionin e rrèzuar nga era pasi kishte aktivizuar opsionin Autopilot për asistencën e shoferit.
Në pamje shihet prej tymit të dalë prej gomave të saj që sistemi i frenimit ishte aktivizuar vetëm në momentin e fundit. Imazhet e mëpasshme tregojnë sesi Tesla ka shpuar përmes çatisë së kamionit, por raportimet thonë se asnjë nga shoferët nuk ishte lènduar.
Autopiloti në veturat Tesla lejon mjetin të manovrojë, të shtojë apo ngadalësojë shpejtësinë e mjetit brenda korsisë së saj. Por kamioni i rrèzuar kishte zënë dy korsi të autostradës dhe Tesla pèrplaset me të pa asnjë tèntativë manovrimi.
Ekspertët i janë referuar sitemit Autopilot të Teslas si një produkt ‘gjysëm i gatshëm që kërkon ende mbledhje të dhënash të shumta’.