Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në qytetin bregdetar të Vlorës, ku një automjet tip Smart ka goditur një motorçikletë.
Mësohet se ka mbetur i plagosur drejtuesi i motorçikletës, identiteti i së cilit ende nuk është bërë me dije.
Ai është dërguar menjëherë në spitalin e Vlorës ku dhe po merr trajtimin e nevojshëm. Sipas informacioneve paraprake, ai ka pësuar vetëm disa fraktura.
Mësohet se automjeti tip smart që goditi motorcikletën është me targa të huaja dhe drejtohej nga një grua.
(E.H/Faxweb.al)