Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashKryesorePolitikëTe FunditTe Gjitha

Pamje nga vendi i ngjarjes/ Njihej si i forti i zonës , zbardhen detaje të reja nga vrasja në Shkodër. Gjendet një makinë e djegur (Emrat)

Një vrasje me armë zjarri ka ndodhur ditën e sotme në Shkodër. Burime bëjnë me dije se është vrarë me armë zjarri shtetasi Ridvan Hyseni, 46-vjeç.

Burime për Fax News bëjnë me dije paraprakisht se viktima ka pasur një konflikt me fisin Edmir Koçias, i vrarë 8 vite më parë

Ndërkohë mësohet se një automjet është gjetur i djegur dhe dyshohet se mund të jetë përdorur nga atuorët ose autori për të kryer krimin e rëndë.

Policia njofton se në fshatin Mushan, Shkodër, në afërsi të një pike karburanti është gjetur, dyshohet i vrarë me armë zjarri në mjetin e tij tip “BMË” shtetasi R. H. 46 vjeç banues në fshatin Darragjat, Shkodër.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po vijojnë punën për sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarje, identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.

Në ndihmë të Policisë lokale janë nisur forcat e FNSh Shkodër dhe forcat Speciale Renea.
Shkodër/Informacion Paraprak

Më datë 28.11.2020, rreth orës 11:20, në fshatin Mushan, Shkodër, në afërsi të një pike karburanti është gjetur, dyshohet i vrarë me armë zjarri në mjetin e tij tip “BMW” shtetasi R. H. 46 vjeç banues në fshatin Darragjat, Shkodër,

Shërbimet e Policisë kanë mbritur menjëherë në vendngjarje.
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po vijojnë punën për sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarje, identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.

Në ndihmë të Policisë lokale janë nisur forcat e FNSh Shkodër dhe forcat Speciale Renea.

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *