AktualitetFlashKryesorePolitikëTe FunditTe Gjitha

Pamje emocionuese/ Me flamuj kuqezi, ‘Vetëvendosje’ nis 70 automjete me mbi 200 ton ndihma drejt Shqipërisë (VIDEO)

Lëvizja Vetëvendosje ka nisur dhjetra kamionë me ndihma drejt Shqipërisë. Janë rreth 33 kamionë dhe maune që kanë kaluar Rrugën e Kombit dhe dhjetra furgone. Automjetet me ndihma ndodhen pranë zonave të goditura nga tërmeti.

Janë më shumë se 200 ton ndihma që Levizja Vetëvendosje ka mbledhur në ndihmë të banorëve të prekur nga tërmeti në Shqipëri. Një pjesë e ndihmave do të shkojnë për banorët e prekur në Durrës dhe pjesa tjetër në Thumanë.

“Jemi në kontakt me autoritetet dhe shtabet e emergjencës në Shqipëri e do të vazhdojmë të ndihmojmë sa mundemi. Zyra jonë në Prishtinë është e hapur për grumbullim ndihmash përditë, nga ora 8:00 deri në 22:00. Edhe zyrat në qendrat e tjera, po ashtu janë në funksion të grumbullimit tē ndihmave. Do të ketë konvoje që dërgojnë ndihma edhe nesër, e në ditët e tjera”, – thote Levizja Vetvendosje.

(F.GJ/FAXWEB.AL)

Fjalët Kyce

BILD publikoi një shkrim ku aludohej se PD ka lobuar me qindra mijë dollarë kundër integrimit të Shqipërisë dhe pa mbushur 24 orë e fshiu nga serverët e saj:

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *