Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashKryesoreTe FunditTe Gjitha

“Pala shqiptare nuk duhet të futet me kokë në det”, Idrizi: Greqia s’ka të drejtë të zgjerojë kufirin detar, është përcaktuar më 1926

Kreu i Partisë Drejtësi, Integrim dhe Unitet, Shpëtim Idrizi, në një intervistë për Fax News foli për çështjen e shumëdebatuar të ditëve të fundit lidhur me kufirin detar me Greqinë, pas deklaratave të kësaj të fundit për zgjerimin me 12 milje në ujërat shqiptare.

Idrizi deklaroi se Shqipëria nuk ka çfarë diskuton për kufirin detar, pasi një çështje e tillë është vendosur shumë kohë më parë, ndërkohë që publikoi edhe një faksimile të vitit 1926 ku është përcaktuar delimitimi i ujërave territoriale mes Shqipërisë dhe Greqisë.

“Ajo që të bën përshtypje është mënyra e reagimit të qeverisë, karshi asaj që kryeministri i Greqisë deklaroi para disa ditësh në parlamentin grek. Në mënyrë absurde dhe të çuditshme ai thoshte se pala shqiptare e ka pranuar këtë. Kryeministri nuk e lexon në mënyrë bilaterele të gjithë konventën. Si është e mundur që kryeministri i Shqipërisë deklaron se Greqia e ka të drejtë në këtë gjë ndërkohë që ky zgjerim ndodh në mënyrë të njëanshme pikërisht tani.

Nëse kryeministri grek thotë se do të zgjerohet Greqia, padyshim që i bie të ngushtohemi ne. Por, nuk ka nevojë Shqipëria të diskutojë kufirin detar, është i përcaktuar. Sa i përket zonës ekonomike, sigurisht që ky është momenti nga ku duhet të nisim.

Shqipëria duhet të ndërhyjë urgjentisht si palë e interesuar dhe nëse janë prekur interesat e saj,
duhet ta denoncojë këtë marrëveshje të ujërave territoriale. Ne nuk kemi debat me Greqinë sa i përket kufirit detar. Kufiri detar mes Shqipërisë dhe Greqisë është vendosur më 1913 në kohën e Ismail Qemalit, është ratifikuar e gjitha më 1925 në Traktatin e Firences, dhe më 1926 Komisioni Ndërkombëtar në Paris për ujërat detare në Paris ka përcaktuar kufijtë detar mes Shqipërisë dhe Greqisë.
Po ju tregoj këtu faksimilën e delimitimit përfundimtar të kufijve të Shqipërisë Paris në vitin 1926.

Pra delimitimi i ujërave territoriale mes Shqipërisë dhe Greqisë është bërë përfundimisht në vitin 1926 dhe është nënshkruar nga të gjitha fuqitë e mëdha të kohës. Pala shqiptare nuk duhet të futet me kokë në detë ashtu siç do të qa fusë Greqia, sepse ujërat territoriale të saj janë përcaktuar.

Ne kemi diskutim më Greqinë vetëm për zonën ekonomike. Më 2009, kur në Jon u pa se do të kishte rezerva të mëdha nafte e gazi, Greqia i kërkoi Shqipërisë të diskutohej për zonën ekonomike. Në takimet e para është ndryshuar gjithë qëllimi i marrëveshjes, nga diskutimi i zonave ekonomike, Shqipëria ka hyrë gabimisht me kokë në det dhe ka pranuar të diskutojë për ujërat territoriale.”- tha Idrizi.

Fjalët Kyce
Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *