Është mbledhur sërish sot Komisioni I Edukimit dhe Medias ku është shoqëruar edhe me debate të ashpras pasi po diskutohet për paketën anti-shpifje ku të pranishëm janë edhe përfaqësues të medias.
Mark Marku ka marrë fjalën ku ka parashtruar kërkesat e tij duke argumentuar edhe pse kjo paketë e cila pritet të votohet në kuvend brenda këtij muaj, është anti-ligjore dhe cënon lirinë e medias.
“Konceptualisht kjo procedure eshte jofuksionale pasi nuk permiresohet nje ligj qe cenon lirine e medias. Kushtetuta ia ndalon cdo organi ligjvenes qe te cenoje lirine e medias. Jeni futur ne nje procedure te nje ligji qe cenon lirine e medias. Kjo qe ju Po beni eshte krim ose bashkepunim ne krim. Une si prof ne fakultetin e gazetarise nuk mund te behem bashkepunetor ne krim. Ky ligj minimalisht duhet te stopohet. Nuk mendoj se si nje ligj mund te behet nga 12 deputete kur kane kunder cdo organizate per lirine e medias. Cenoni rende lirine e medias, nuk e di kush e ka bere kete ligj por ai qe e ka bere eshte injorant nga media. Nuk quhet media e shtypur por shtyp i shkruar, ai qe e ka bere do ta shtype median. Mos beni ligje kot, sepse ne do e vazhdojme rezistencen tone dhe ky do jete ligj vetem ne letra Nese e beni”, tha Marku
(Nderhyrje nga Mirela Kumbaro)
Marku-Kumbaros: Nuk jam ne furgon une ketu
Kumbaro: Qetesohu dhe ruaj etiken
Marku: Ju s’keni as etike as integritet. Jeni punetore te nje njeriu qe do t’ju shkele
(Kumbaro le mbledhjen)