Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashKryesoreTe FunditTe Gjitha

Paketa Anti-KÇK, Mërtiri: Ky ligj vendos SPAK-un nën varësinë e ministrit të Brendshëm

Sociologu Ergys Mërtiri i ftuar në studion e aljemve në Fax News foli në lidhje me paketën ligjore Anti-KÇK, ku theksoi se kjo paketë nuk ka për qëllim të luftojë krimin e organizuar.

Mërtiri u shpreh se ky ligj vendos SPAK-un nën varësinë e ministrit të Brendshëm ndërkohë që shtoi se rrit ekstremisht pushtetin e qeverisë.

Mërtisi nënvizoi faktin se ligji krijon hapësirë për abuzim dhe u shpreh se nëpërmjet këtij ligji Rama mund të sekuestrojë biznese private dhe ato mbeten më pas peng i qeverisë.

“Kjo paketë në gjykimin tim nuk ka për qëllim të luftojë krimin e organizuar, sepse nuk luftohet me fushta dhe goditje të përqëdnruara, por luftohet çdo ditë duke pasr vullnetin të mos tolerohet në asnjë moment krimi.

Aq më tepër se kemi një polici të shtetit që nuk mund të kapë askënd. Kemi rastin e Agim Kajmakut. Nuk kapet dot, se pse rrjedh informacioni nga brenda policisë. Ky ligj i jep kompetenca policisë së shtetit të cilat ja merr prokurorisë. Po mundohen të përqëndrojë të gjitha pushtet në një dorë duke i lënë në dorë të policisë së shtetit. Por kjo polici nuk ka vullnet për të luftuar krimin.

Ky ligj i merr kompetnca prokurorisë dhe gjykatës dhe e kthen policinë e shtetit në një institucion të hetimit tatimor dhe merr përsipër të bëjë sekuestro. Ky ligje e vendos SPAK-un nën varësinë e ministrit të Brendshëm dhe të drejtorit të policisë së shtetit. Jep atribute pa kufij.

Nëpërmjet këtij ligji Rama mund të sekuestrojë çdo biznes privat. Hapësirat janë të tilla se ti mund të mbetesh peng i qeverisë. Prona mbetet e seksuestruar deri sa të mbarojë efekti i këtij ligji. Ky është një ligj që merr peng këdo. Krijon hapësirën për të qenë një instrument në mënyrë që qeveria të ketë në dorë të gjitha fuqitë financiare private, nëpërmjet këtij ligji. Çdo ligj që krijon hapësirë për abuzim është i keq. Rrit ekstremisht pushtetin e qeverisë.”

(M.Q/Faxweb.al)

Fjalët Kyce
Për kë do të votoni në zgjedhjet e 25 prillit?
  • Koalicioni i udhëhequr nga PD 53%, 8502 votes
    8502 votes 53%
    8502 votes - 53% of all votes
  • PS 28%, 4539 votes
    4539 votes 28%
    4539 votes - 28% of all votes
  • Nuk do të votoj 9%, 1492 votes
    1492 votes 9%
    1492 votes - 9% of all votes
  • LSI 5%, 785 votes
    785 votes 5%
    785 votes - 5% of all votes
  • Të tjera 4%, 666 votes
    666 votes 4%
    666 votes - 4% of all votes
Total Votes: 15984
19/03/2021 - 25/04/2021
Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.