AktualitetFlashTe FunditTe Gjitha

Pak pas vrasjes së dyfishtë në Laç, autorët filmohen në Tiranë. I vënë flakën mjetit (Video)

Autorët e vrasjes së dy kushërinjve Jushi në Laç mbrëmjen e së dielës, pasi kanë kryer krimin janë larguar me shpejtësi dhe kanë djegur makinën në Tiranë.

Gazeta Mapo ka siguruar videon e djegjes së makinës, së autorëve që kryen vrasjen e dyfishtë në Laç. Në video dallohet momenti kur makina është në flakë, në zonën e Laprakës në Tiranë. Autori dyshohet se është fshehur në jë banesë në Laprakë, aty ku dhe ka djegur makinën. Burime nga policia thanë për se në momentin kur makina është djegur, njëri nga autorët ka qënë i pranishëm.

Për vrasjen e dy kushërinjve, Mikel Jushi, 35 vjeç dhe Jani Jushi 30 vjeç janë shpallur në kërkim tre persona, konkretisht Markel Bushi 25 vjeç, vëllai i tij 23 vjeçar M. Bushi dhe kushëriri i tyre Vinçens Pal Bushi, 28 vjeç.

Paraprakisht mendohet se vrasja e dyfishtë në Laç ka ndodhur pas një debati për gervishtjen e makinës.

Ndërkohë, Markel Bushi, rezulton person me precedentë të mëparshëm penale. Ai kërkohej për plagosje me armë dhe vjedhje me dhunë.

 

Fjalët Kyce

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *