Në konferencën e BE-së në lidhje me lirinë e medias, kryeministri Rama ka nisur e ka dhënë ca leksione në këtë fushë. Ai thotë se fjalët vrasin të parat dhe të tjerat vijnë pas. Nuk duhet harruar që vetëm pak javë më parë qe vetë Rama ai që sulmoi në mënyrë direkte gazetarët dhe mediat në vendin tonë.
“Mediat në rajonin e Ballkanit janë pjesërisht të lira, TVSH-ja dhe AMA kanë qenë të akuzuara vazhdimisht për politizim. Për lirinë e medias dhe të shprehjes nuk nevojiten vetëm rregullimet ligjore, po edhe vlerat e familjes europiane që ne po pëerpiqemi të shkojmë.
Fjalët vrasin të parat, të tjerat vijnë pas. Sot sfida është e dyfishtë, nga njëra anë është liria e medias, dhe nga ana tjetër është për të rritur ndjenjën e përgjegjësisë në përdorimin e kësaj arme, të një shoqërie që beson te liria e informacionit, dhe jo për të vrarë në emër të lirisë.
Ne sot kemi një problem të rëndësishëm, po e sjell tranformimi i brendshëm në mendësi, për t’iu bashkuar vlerave europiane.
Në një botë ku liria është vënë në një sprovë të madhe për shkak të “fake news” detyrimi për ta kërkuar, për të mos e lënë lirinë e medias në rrjedhën e degradimit të saj ësthë një diskutim. Këtë nuk mund ta bëjë parlemnti edhe politika,sepse mund të dëmtonte më shumë por këtë duhet ta bëjmë të gjithë sëbashku”, u shpreh mes të tjerash Rama.
(E.K/FAXWEB)