Vjosa Osmani ka pranuar zyrtarisht detyrën e presidentes së Kosovës, në një ceremoni në sheshin “Ibrahim Rugova” në Prishtinë.
Këtë detyrë asaj ia ka dorëzuar kryeparlamentari Glauk Konjufca, i cili për pak ditë ishte dhe ushtrues detyre i presidentit.
Paraprakisht, residentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka parakaluar pranë gardës së FSK-së së bashku me kryeparlamentarin Glauk Konjfuca.
Në ceremoni janë duke marrë pjesë ambasadorë të disa vendeve, kryeministri Albin Kurti dhe anëtarë të kabinetit qeveritar.
Gjatë ditës janë paralajmëruar disa aktivitete të Osmanit, përfshirë këtu edhe homazhe.