Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashKosovaPolitikëTe FunditTe Gjitha

I tha se është e dashuruar me vetveten, Haradinaj dhe Osmani pèrplasen live për qeverinë

Kryetarja e Parlamentit në detyrë e Kosovës Vjosa Osmani është përfshirë në një debat me kreun e AAK-së Ramush Haradinaj. Përplasja erdhi si pasojë e një deklarte të Haradinajt në lidhje me Osmanin dhe Kryeministrin në detyrë Albin Kurti. “Vjosa Osmani dhe Albin Kurti janë dashuruar me vetveten” ka thënë Haradinaj gjë që provokoi debatin.

Vjosa Osmani dhe Ramush Haradinaj ishin të ftuar nga “Columbia University” e cili u organizua  për të diskutuar  diskutuar për të ardhmen e Kosovës, dialogun me Serbinë, rrëzimin e Qeverisë Kurti, për taksën e çështjen e korrigjimit të kufijve. Debatin e ka drejtuar amerikani David Philips, ndërkohë pjesëmarrës kanë qenë edhe eksperti për Ballkanin Perëndimor, Daniel Serëer, krye kuvendarja Vjosa Osmani dhe kreu i AAK’së, Ramush Haradinaj.

Një deklaratë të tillë Haradinaj e ka bërë teksa ka komentuar rënien e Qeverisë Kurti vetëm pas 50 ditësh qeverisje dhe mënyrën se si kryeministri në detyrë Kurti kishte vepruar me heqjen e taksës pa marrë diçka në këmbim.

“Ky lidership nuk është vizionar dhe kjo logjikë e dyshes Kurti dhe Osmani nuk është vizionare, ata kanë rënë në dashuri me vetveten dhe idetë e tyre”, ka thënë Haradinaj.

“S’ka ndodhur asnjëherë që Qeveria të humb legjitimitetin e saj për 50 ditë”, ka shtuar Hardinaj, duke thënë se i vjen keq që ka ndodhur një situatë e tillë por thotë se është realiteti duhet marrë mësim nga gabimet.

Sipas tij nuk do të duhej që Kurti të punonte i vetëm dhe t’i përjashtonte të tjerët, meqë potencon se duhet unitet meqë bëhet fjalë për fatin e Kosovës.

Ndaj një deklarate të tillë ka reaguar ashpër kryetarja e Kuvendi të Kosovës, Vjosa Osmani, duke thënë se deklarata rreth “njerëzve që bien në dashuri me veten e tyre” është një fyerje dhe se fyerja s’është as argument e as provë.

“Nuk dua që të flas për substancën e asaj që z.Haradinaj tha. Por vetëm për komentin e tij për njerëzit që bien në dashuri me veten e tyre. Besoj që fyerjet s’janë as prova dhe as argumente dhe se s’ka asgjë vizionare të fyesh njerëzit edhe po të jenë ata kundërshtarët e tu politik”, ka thënë Vjosa Osmani..

Fjalët Kyce
Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *