Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashTe FunditTe GjithaTeknologji & Kuriozitete

Bëhuni gati të zhdukni bisedat ‘e përjetshme’, WhatsApp sjell opsionin më të ri: Mesazhet do të fshihen automatikisht

WhatsApp ka bërë gati gati një opsion të ri për zhdukjen e mesazheve duke i lejuar përdoruesit e aplikacionit që të fshijnë bisedat e tyre. Çdo pajisje celulare mjaton të bëjë përditësimin që prej ditës së sotme dhe kështu do të lejohet që mesazhet të fshihen automatikisht 7 ditë pasi janë dërguar.

Ndryshe nga disa konkurrentë, siç është aplikacioni i sigurt i mesazheve Signal, WhatsApp, i cili është në pronësi të Facebook, vendosi të mos ofronte fleksibilitet për përdoruesit. Nuk ka asnjë mundësi për të ndryshuar kohëzgjatjen e ruajtjes së mesazheve. Përveç tekstit, opsioni i ri fshin edhe imazhet e videot e dërguara.

“Ne po fillojmë me 7 ditë, sepse mendojmë se ofron qetësi shpirtërore të dish që bisedat nuk janë të përhershme, ndërkohë që njëkohësisht jemi edhe praktikë, pasi ti nuk harron se çfarë ke shkruar, ose për çfarë po bisedonit. Lista e blerjeve ose adresa e një dyqani do të jenë aty për disa ditë, aq sa ju do të keni nevojë dhe më pas do të zhduken”, u shpreh një zëdhënës i WhatsApp. (A.M/Faxweb.al)

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *