Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashKryesorePolitikëTe FunditTe Gjitha

Opozita u rikthehet protestave, ja kur do të mbahet tubimi i parë për 2020

Partia Demokratike ka diskutuar mbrëmjen e sotme për rikthimin e protestave ndërsa në mbledhjen e Kolegjit të Kryetarëve janë përmendur edhe data konkrete. Gazetarja e “FaxNews”, Jonada Zelka raportoi se demokratët kanë kërkuar në mbledhjen e Kolegjit të Kryetarëve të zhvillojnë një protestë në fund të shkurtit, si për të përkujtuar djegien e mandateve një vit më parë.

Deri tani flitet për datat 20 dhe 22 shkurt, por ende nuk është konfirmuar. Burime nga mbledhja e Kolegjit të Kryetarëve bëjnë me dije se kryetari Lulzim Basha ka kërkuar gatishmëri edhe për zhvillimin e zgjedhjeve të parakohshme.

Në datën 18 shkurt të 2019, opozita e bashkuar vendosi të djegë mandatet, vetëm dy ditë pas një proteste të mbajtur kundër qeverisë. Vendimin nuk e zbatuan vetëm Rudina Hajdari e Myslim Murrizi në radhët e PD dhe Lefter Koka në radhët e LSI, të cilët nuk i dorëzuan mandatet e tyre.

Karriget e deputetëve që lanë mandatet u zëvendësuan nga emra të tjerë, ndërsa PD-LSI doli në rrugë në protesta duke kërkuar largimin e Edi Ramës.

Protestat ishin shpeshherë të dhunshme, të shoqëruara nga bomba molotovë, gaz lotsjellës dhe konfrontime me uniformat blu. Tani kryetarët e degëve i kanë kërkuar Bashës që në shkurt të zhvillohet një tjetër protestë, me qëllim që të përkujtohet vendimi më drastik dhe ekstrem i opozitës, djegia e mandateve.

Fjalët Kyce

Mendoni se duhet të hapen listat e partive dhe të ndalohen koalicionet parazgjedhore?

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *