Dështon operacioni për kapjen e të shumëkërkuarit Laert Haxhiu. Burime bëjnë me dije për FaxNews se Forcat Operacionale kanë zhvilluar kontrolle në zonën e Freskut për kapjen e Haxhiut, pasi kishin marrë informacione se ai ndodhej në atë zonë, por mesa duket 28-vjeçari ka pikasur prezencën e policisë dhe ka mundur që t’iu shpëtojë sërish.
Laert Haxhiu i akuzuar për vrasjen e Zamir Latifit dhe Jurgen Hoxhës ngjarje kjo e ndodhur 3 vite më parë në qytetin e Lushnjes, ka mundur që ti shpëtojë sërish arrestimit. Ndërsa në kuadër të operacionit për kapjen e personave të shpallur në kërkim, u vu në prangat e policisë Anterio Kaloshi i cili ishte i përfshirë në ngjarjen e Tushemishtit të ndodhur rreth një javë më parë. Haxhiu dhe Kaloshi njihen si persona me rrezikshmëri të lartë shoqërore.