Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashTe FunditTe Gjitha

“Nuk të them dot lamtumirë”, fjalët prekëse të gazetares për ndarjen nga jeta të Kasem Hysenbelliut: Këtë vit nuk ma urove ditëlindjen… por nuk do harroj çfarë bëre për mua e familjen time

“Nuk të them dot lamtumirë”, janë fjalët e gazetares Ola Bruko për ndarjen e parakohshme nga jeta të themeluesit dhe Presidentit të Fax News, Kasem Hysenbelli si pasojë e koronavirusit. Me anë të një statusi publik, Bruko shprehet se nuk do e harrojë kurrë gjithcka bëri për të e familjen e saj.

Ndërsa thekson se nuk mund ta besojë ende lajmin e hidhur, Bruko shton se këtë vit i mungoi urimi për ditëlindje për shkak se Hysenbelliu po luftonte me jetën. Në mesazhin e ngushëllimit, Bruko thotë se nuk do të donte kurrë të drejtonte transmetim “in memoriam” Kasem Hysenbelliu.

Shkrimi i plotë:

Nuk te them dot lamturire o njeriu i mire qe u kujdese per cdokend qe kishte nevoje per ndihme…, qe nuk me the kurre “jo” pas cdo kerkese qe te beja per te ndihmuar dike duke e transmetuar ne News24, ne emisionin “Njerez ne Fokus” qe bashke e krijuam…

Nuk do kisha dashur kurre te postoja kete foto dhe kete pamje ku ti ndjek nga afer punen qe po behej per ndertimin e studios se emisionit “Njerez ne Fokus” qe aq shume doje.., per te shprehur dhimbjen per ikjen tende te parakohshme nga kjo jete…

Nuk do harroj asnjehere gjithçka bere per mua dhe familjen time!
Urimin per ditelindje kete vit nuk ma dergove dot sepse po luftoje per jeten… Ende nuk mund ta besoj kete lajm…!

Kurre s’do kisha dashur te drejtoja nje trasmetim live. “in memoriam” per ty i dashur drejtor! Ngushellime familjareve; Keles, dy femijeve, vellerezve dhe nenes…!
Do te te kujtoj gjithmone!

(A.M/Faxweb.al)

Fjalët Kyce

Për kë do të votoni në zgjedhjet e 25 prillit?

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.