16:34 | 26/03/2023
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Shëndeti
  • Sport
  • ShowBiz
  • Kontakt
  • Faqja Kryesore
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Shëndeti
  • Sport
  • ShowBiz
  • Kontakt
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Bota

OKB paralajmëron për rritje të numrit të refugjatëve ukrainas

22:13 | 26/01/2023
në Bota, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
OKB paralajmëron për rritje të numrit të refugjatëve ukrainas

Përderisa forcat ruse po vazhdojnë luftimet në lindje të Ukrainës, shefi i agjencisë për refugjatë i Kombeve të Bashkuara tha se Kievi dhe qeveritë evropiane duhet të përgatiten për një valë të re të njerëzve që largohen nga luftimet.

Komisionari i Lartë për Refugjatë, Filippo Grandi, tha për Afp-në se pavarësisht se disa herë i është ofruar ndihmë, Rusia ende i lejon kësaj agjencie qasje të kufizuar tek ukrainasit që gjendet në atë zonë.

“Gjëja që mund të them është se çdo përkeqësim i luftës rrezikon të shkaktojë zhvendosje të mëtejme, në një mënyrë apo në një tjetër, dhe ne duhet të jemi të gatshëm për këtë gjë”, tha ai.

“Siç e kemi parë kudo, në Mariupol, Herson, çdoherë kur luftimet intensifikohen, njerëzit tentojnë që të gjejnë një vend të sigurt”, shtoi ai, duke iu referuar dy qyteteve ku ka pasur luftime të ashpra, pasi Rusia nisi pushtimin e Ukrainës pothuajse një vit më parë.

Grandi tha se “ne po i themi Qeverisë ukrainase, por edhe qeverive të shteteve fqinje, ‘bëhuni gati, përgatituni për çdo eventualitet’”, theksoi ai.

Autoritetet ukrainase kanë paralajmëruar gjatë kësaj jave se forcat ruse po intensifikojnë ofensivën e tyre, në përpjekjet e tyre për të marrë kontrollin e qytetit të Bahmutit, që gjendet në rajonin e Donjeckut.

Beteja për Bahmutin, aktualisht është beteja më e gjatë që nga nisja e pushtimit rus më 24 shkurt 2022. Banorët e këtij qyteti të shkatërruar po ikin, teksa forcat ruse po fitojnë terren.

Agjencia e OKB-së për refugjatë vlerëson se që nga nisja e pushtimit, tetë milionë persona janë larguar nga Ukraina, ndërkaq gjashtë milionë të tjerë janë zhvendosur brenda Ukrainës.

Rusia pretendon se nga zonat në lindje të Ukrainës, pesë milionë ukrainas janë larguar për në Rusi./REL

Pas

Grupi i gjakut: Çfarë zbulon për sëmundjet që kërcënojnë shëndetin tonë

Para

Opozita e akuzon për lidhjet me McGonigal, reagon Rama: Njerëzit e dëshpëruar bëjnë vetëm gjëra të dëshpëruara

Para
REL: Rama “trazon” skenën politike në Maqedoninë e Veriut

Opozita e akuzon për lidhjet me McGonigal, reagon Rama: Njerëzit e dëshpëruar bëjnë vetëm gjëra të dëshpëruara

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *









Të Fundit

Studenti japonez erdhi në diplomim e veshur si Zelensky në shenjë solidariteti me ukrainasit

Tentoi të korruptonte punonjësit e policisë për të mos kryer testin e alkoolit, arrestohet në flagrancë 49-vjeçari në Shkodër (VIDEO)

Ndihem sikur më ka ikur një pjesë e shpirtit”, Kiara pas daljes nga “BBV”: Nuk do e harroj kurrë momentin e dasmës, do ta përjetoj njësoj sa herë ta shoh

Aksident në Rrugën e Elbasanit, përmbyset autobusi në afërsi të Fakultetit Ekonomik, 3 të lënduar

Mbledhja e 2 qeverive në qershor, Rama pret Kurtin në Tiranë: Simpati për kurajon dhe realizmin me Serbinë

“Big Brother” i bëri bashkë, zbulohet sherri para disa vitesh mes Qetsorit dhe Kiarës

SHBA: Nuk ka indikacione se Rusia po planifikon të përdorë armë bërthamore

Si u bë Serbia ‘viktima më e madhe’ e luftës në Ukrainë

Alpinistët serbë u bllokuan në Theth, dy helikopterë u vijnë në ndihmë

Shpërthen në flakë makina brenda parkingut në Tiranë, detajet e para

© Copyright 2023, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Shëndeti
  • Sport
  • ShowBiz
  • Kontakt

© Copyright 2023, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.