Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashKryesoreTe FunditTe Gjitha

OFL dërgon formularin e vetëdeklarimit tek 5 persona, njëri prej tyre vrásësi i efektivit Artan Cuku (EMRAT+FOTO)

Operacioni Forca e Ligjit vijon me publikimin e personave të cilët njihen pë rekorde kriminale dhe që ju dërgon formularin e vetëdeklarimit të pasurisë që duhet plotësuar prej tyre në harkun kohor të 48 orëve.

Burime bëjnë me dije se ditën e sotme ky formular iu ka mbërritur 5 personave mes të cilëve Bledar (Rikardo) Jambelli (Muho) banues në Fier, i dënuar për veprën penale “Vrasja e punonjësit të policisë së shtetit” Artan Cukut,  e kryer në bashkëpunim me Mikel Shallarin

Bledar (Rikardo) Jambelli (Muho)

Ndërkohë, Mikel Shallari u shpall në kërkim ndërkombëtar nga policia më datë 13 qershor të vitit 2017, pasi Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda, me vendimin e datës 12.06.2017, caktoi masën e sigurisë “Arrest me burg”, për vrasjen e Punonjësit të Policisë së Shtetit, e kryer në bashkëpunim.

Vrasësi i Artan Cukut, Mikel Shallari

Shallari, 24 vjeç nga Kuçova dhe banues në Tiranë, që u arrestua më 11 qershor, pasi u siguruan provat e adn-së së gjetur në një bluzë të hedhur në një kosh mbeturinash pranë vendit të ngjarjes.

Artan Cuku u ekzekutua në hyrjen e pallatit ku jetonte bashkë me familjen pas një përleshje me autorët më 8 prill të vitit 2017.

efektivi i vrare, Artan Cuku

Emri tjetër që duhet të deklarojë pasurinë është, Adriatik Gaba, me banim në Gjirokastër, i dënuar për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”; Adriatik Gaba i cili në momentin kur u ndalua nga policia disa vite më parë, po drejtonte një makine pa patente. Policia tha se ai kishte gjuajtur me armë në drejtim të uniformave blu gjatë aksionit të bnujshëm në Larazarat..

Xhevair Derxhia, duhet po ashtu të justifikojë pasurinë, i cili është banues në Lazarat Gjirokastër, i dënuar për “Kultivimi i bimëve narkotike”. Xhevair Derxhia ishte shpallur në kërkim pasi gjatë kontrollit të ushtruar më 22 qershor 2014, në parcelën në pronësi të tij, janë gjetur të mbjella 1100 rrënjë kanabis.

Dy personat e tjerë që duhet ti përgjgijen OFL janë, Klaudion Karagjozi, me banim në Gjirokastër, i dënuar për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe Rimel Shehu, me banim në Tepelenë, i dënuar për shkelje te ligjit penal grek për narkotikët.

Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së dhe më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme.

OFL është në veprim të pandërprerë dhe në kryerje të veprimeve komplekse për vendosjen e sekuestrove emergjente mbi pasuritë e dyshuara të përfituara nga krimi, si dhe për dërgimin e formularëve të vetëdeklarimit të gjithë personave që janë subjekt i Ligjit Special. OFL do të informojë publikun në vijimësi për të gjitha nismat procedurale dhe operacionet ekzekutive që do të kryejë.

(F.GJ/FAXWEB.AL)

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *