Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashTe FunditTe Gjitha

OFL-ja i sekuestroi vilën, 3 makina dhe një motor, reagon Ardian Doçi: Nuk njoh as Jak Prengën e as Altin Hajrin, se di fare ku i bie Shijaku

Njësia Speciale anti-KÇK ka kryer sot një operacion në qytetin e Shkodrës ku janë sekuestruar disa vila e njësi shërbimi e automjete. Një prej tyre është dhe shtetasi Ardian Doçi.

“Shtetasit Ardian Doçi, me banim në lagjen Bleran, Njësia Administrative Rrethina, Shkodër, i është sekuestruar: Një banesë dykatëshe, e ndodhur në lagjen Bleran, Njësia administrative Rrethina, Shkodër; 3 automjete dhe 1 motor”, njoftoi OFL-ja.

Por në një lidhje telefonike për Report Tv nga emigrimi ku siç tha jeton prej vitesh, Ardian Doçi mohoi akuzat e Policisë se ka lidhje me pengmarrjen dhe vrasjen e Jak Prengës.

Doçi u shpreh se prej 15 vitesh jeton në emigrim dhe mohoi të ketë njohje me viktimën Jak Prenga, pronarin e resortit Gloden Altin Hajri apo dhe personat e tjerë të arrestuar për ngjarje.

Telefonata e Ardian Doçit nga emigrimi pas shpalljes në kërkim:

Cili është problem juaj, përse na keni telefonuar?

Problem im është që unë e kam parë veten që më kanë shpallur një person me rrezikshmëri në shtetin shqiptar, ndërkohë që unë jam që nga data 2 nëntori jashtë territorit shqiptar. Kam pasaportën me vulat dhe i deklaroj që nesër që të arrijë që s’kam lidhje me atë punë dhe se di fare për çfarë arsye.

Po për çfarë ju akuzojnë, cila është akuza?

Akuza është që thojnë që unë jam një prej atyre pengmarrësve.

Të kujt?

Të Jan Prengës.

Ju e njihni këtë person?

Jo, nuk e njoh fare, nuk e di as se ekzistonte.

E kuptoj. Po personat që janë bërë publik në media se janë autorët e rrëmbimit dhe të vrasjes së tij i njihni? I keni takuar ndonjëherë?

Këta që janë të arrestuar asnjëherë s’i kam parë, s’di gjë fare hiç për ta. S’e di as kush janë ata.

Po Altin Hajrin?

As nuk e di se çfarë paraqitje ka fare.

Nuk e keni parë asnjëherë?

Unë s’kam qenë asnjëherë në jetën time atje ça quhet ajo …. në Shijak, nuk e di as nga i binte Shijaku.

Thatë që jetoni jashtë Shqipërisë…

Ka 15 vite që jetoj në kurbet.

15 vjet ?

Po.

Hera e fundit që keni ardhur në Shqipëri?

Hera e fundit ka qenë me 23 dhjetor të vitit 2018 dhe kam dalë nga Shqipëria në 2 nëntor të 2019 nga Maqedonia, Bullgaria. I kam të gjitha vulat në pasaportë që rezultojnë, në dogana nuk kalojnë false.

Keni ndërmend të vini në Shqipëri ta sqaroni këtë çështje ?

Po, po do vij nesër. Nesër unë zbres në orën 1 pasdite në Podgoricë.

Fjalët Kyce
Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *