Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashKryesorePolitikëTe FunditTe Gjitha

OFL i dërgoi formularë për deklarimin e pasurisë, reagon avokati i Ervis Martinajt

Avokati Mirash Martini ka reaguar pas dërgimit të formularit për deklarimin e pasurisë nga ana e OFL-së ditën e sotme klientit të tij Ervis Martinajt.

Në një prononcim për Fax News, avokati thekson se Martinaj nuk është subjekt i aktit normativ të KM nr. 1, datë 31 janar te vitit 2020, pasi ai nuk është i denuar dhe as në hetim për asnjë nga veprat penale të parashkuara në nenin 5 të këtij Akti.

Sipas tij edhe pse Ervis Martinaj nuk është subjekt do japë të gjithë sqarimet që do i kërkojë policia.

Ditën e sotme OFL u ka kërkuar deklarimin e pasurisë tre personave të tjerë që janë subjekt i ligjit special, të cilët janë Ervis Martinaj, dhe dy vëllezërit Arben dhe Valentino Kaçorri.

-Ervis Martinaj nga Kurbini, i cili është nën hetim për vrasje me paramendim.

Martinaj është nën hetim për ngjarjen e rëndë që ndodhi në zonën e ish-Bllokut, ku mbeti i vrarë miku i tij Fabiol Gaxha dhe mbeti i plagosur rëndë Eljon Hato.

Aktualisht kjo çështje vijon të hetohet nga prokurori Artan Lulaj në prokurorinë Tiranës, ku krahas kësaj ngjarje një tjetër prokurore, Anisa Qilimi, kryen hetime për sa i përket dyshimeve për Martinajn për akuzën e pastrimit të parave.

-Arben Kaçorri nga Tirana, i dënuar në Itali për vrasje

-Valentino Kaçorri me banim në Tiranë, i dënuar në Itali vrasje trafik armësh.

Njoftimi i policisë:

Vijon operacioni Forca e Ligjit, në bashkëpunim me strukturat vendore të Policisë, në zbatim të detyrave të përcaktuara në Aktin Normativ të datës 31 janar 2020, për dërgimin e kërkesave për vetëdeklarim të pasurisë, personave që janë subjekt i këtij ligji.

Në këtë kuadër, OFL u ka dërguar kërkesat për vetëdeklarim të pasurisë, shtetasve:

– E. M., me banim në Kurbin, person në hetim për veprën penale “Vrasja me paramendim”;

– A. K., me banim në Tiranë, i dënuar në Itali për vrasje;

– V. K., me banim në Tiranë, i dënuar në Itali për vrasje dhe trafik armësh;

Brenda 48 orësh, këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim të gjitha pyetjeve të OFL-së.

Më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme.

Me qëllim evidentimin dhe dërgimin në SPAK, të të gjithë personave që janë subjekt i Ligjit Special, OFL është në veprim të pandërprerë dhe në kryerje të veprimeve komplekse.

Për të gjitha nismat procedurale dhe operacionet ekzekutive që do të kryejë, OFL do të informojë publikun në vijimësi.

(M.Q/Faxweb.al)

Fjalët Kyce
Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Mund të Lexoni

Close