Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetBotaFlashTe FunditTe Gjitha

Oficeri e kontrolloi po nuk i gjeti armën, autori e vret gjatë shoqërimit për në rajonin e policisë

Një rreshter i policisë Metropolitane në Britani është qëlluar për vdekje nga një person në ambientet e stacionit të policisë.

Autori i ngjarjes është ndaluar në mesnatë pasi dyshohej se posedonte municion luftarak, pas kontrollit të kryer nuk është gjetur arma dhe kanë vendosur ta shoqërojnë në rajon, i dyshuari sapo është futur brenda ka nxjerrë armën që e mbante të fshehur në makinë dhe ka qëlluar mbi oficerin por edhe mbi veten më pas.

Oficeri ka humbur jetën pas shumë përpjekjesh nga mjekët për ta shpëtuar ndërsa autori ka mundur të shpëtojë.

“E paimagjinueshmja i ndodhi familjes sonë të policisë. Ne kemi humbur jo vetëm një kapiten të mirë por edhe një zotëri të vërtetë,një nga më të mirët” shkruajnë në rrjetet sociale kolegët e oficerit.

Ka pasur një reagim nga të gjithë zyrtarët e lartë të Britanisë së Madhe por edhe nga vetë kryeministri Boris Johnson.

Kryeministri Boris Johnson shkroi në Twitter duke thënë: “Ngushëllimet e mia më të thella i shkojnë familjes, miqve dhe kolegëve të oficerit të policisë i cili u vra në Croydon mbrëmë”.

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *