FlashSportTe FunditTe Gjitha

Ofertë marramendëse për Thoma Strakoshën nga Gjermania. A do e lërë Lazion gardiani i kuqezinjve?

Thoma Strakosha është venë në ndjekje të klubeve të mëdha, pasi ka bërë hapa galopand në karrierë. Mësohet se klubi gjerman i Bayer Leverkusen i është vënë pas portierit shqiptar dhe është gati të paguajë plot 30 milionë euro për të pasur sa më afër shërbimet e tij.

Ndërkohë, presidenti i bardhekaltërve, Claudio Lotito dhe drejtori sportiv Igli Tare, janë të mendimit që 23-vjeçari kuqezi duhet të qëndrojë në Romë të paktën edhe për një sezon.

Klubi lacial në fakt po pret se cilat do të jenë lëvizjet e tjera në merkato, edhe pse vetë Strakosha bashkë me familjen janë të gatshëm për të nisur një aventurë të re në Bundesligë. Gjithashtu, duhet thënë se klubi gjerman mesa duket e ka marrë seriozisht për të nisur bisedimet me “gardianin” shqiptar.

Megjithatë, si pasardhës i Berishës, drejtuesit e Lazios po mendojnë për Marco Sportiello, i cili ka një vlerë prej 5 milionë eurosh dhe që nuk po gjen hapësirë të Atalanta. (B.H/Faxweb)

 

Fjalët Kyce

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *