Koronavirusi ka bërë që shumica e njerëzve të vetë-izolohen në shtëpi, ndërsa brneda apartamenteve dhe banesave hapësira sado e madhe të jetë është shumë e vogël për ta ‘shëtitur’ 24 në 7-të.
Ndoshta kjo është edhe një nga arsyet që rrjeti zien me video gazmore që regjistrojnë frekuentuesit e rrjeteve sociale, i postojnë dhe më pas bëhen virale.
e tillë është edhe video e mëposhtme ku një djalë bën sikur flet në telefon me Fitimin teksa mundohet të kuptojë se çfarë është koronavirusi.
“O Fitim, si je si shkon, a je mirë. Jena mbyllur në shpi, nuk na lënë as me dal as me pi kafe, as me pi raki, as me bë llafe asnjë gjë. Po kaq shumë paskën njerëzit frikë prej një kinezi, kinez pra ai krrunivirusi ça është ai që ka ardhur duke infektuar njerëzit. Me e pa në rrugë ia heq kokën më sopatë. Po nuk është njeri? Po çfarë është? Po nuk është dac, është si punë mace apo qen çfarë është, a se shikoj unë? Si ta vras unë? Është i padukshëm? Si t’i ruhem? Si more i vogël? Po mirë si ta mbaj unë? Me raki? Po për raki po ia derdh gjithë fuçitë që kamë në shtëpi po thashë ta kisha mbajt, ta kisha futur në bodrum e mos ta kisha lënë të dalë”, thotë ai në video.
(F.GJ/FAXWEB.AL)