Shefi i kuzhinës më i famshëm në botë, Nusret Gokçe, është futur në telashe me drejtësinë e vendlindjes së tij pas një videoje të publikuar në rrjetet sociale.
Hetimi ka filuar pasi një ndjekës i tij është ankuar se në video Nusret-it i shihen pjesët intime, shkruajnë mediat turke, duke shtuar se hetimi ka filluar menjëherë pas këtij denoncimi.
Akuzuesi pretendon se video në fjalë është shpërndarë në rrjetet sociale të Nusret-it, ku ai ka mbi 33 milionë ndjekës dhe përbën “Shkelje të moralit njerëzor”.
Nusret-i është i njohur edhe në Shqipëri, pasi pak kohë më parë, një video qarkulloi në rrejtet sociale, ku shiheshin zyrtarë të qeverisë shqiptare duke darkuar në restorantin e tij super luksoz, ku një biftek shkon deri në 1 mijë dollarë.