AktualitetFlashKryesoreTe FunditTe Gjitha

Nusja helmoi vjehrrën me fostoksinë, flasin fqinjët: Na thanë se vdiq nga infarkti

Një vit pas vdekjes së 48-vjeçares Lirije Lami, policia zbulon se ajo nuk ka pësuar vdekje natyrale por është helmuar nga nusja e djalit.

Nusja Marjana Cmeta, helmoi vjehrrën, duke i hedhur fostoksinë në ushqim. Një nga personat e arrestuar është edhe hoxha Hysen Shehu. Ai akuzohet për moskallëzim krimi.

Fqinjët e Lirie Lamit janë shprehur se ndihen të tronditur nga ngjarja.

Ajo ishte një grua e mirë, u tha se vdiq nga infrakti në zemër. Nuk kishim dijeni për konflikt midis tyre. E morëm vesh më vonë se çfarë ka ndodhur.

Disa muaj pas ngjarjes të ndodhur në prill 2017, Marjana Cmeta u rrëfye tek hoxha Hysen Shehu. Ajo pranoi se ka qene ajo qe ka helmuar te vjehrrën dhe kërkonte faljen e mëkateve nga Allahu.

Ketë rrëfim hoxha e regjistroi në video dhe vuri në dijeni Agim Lamin, bashkëshort i viktimës dhe vjehrri i nuses së arrestuar. Po ashtu ne Arben Saliu, kushëriri i Agimit. Edhe këta dy të fundit akuzohen për moskallëzim krimi.

Shkak i vrasjes dyshohet të jenë mosmarrveshjet e shpeshta mes autores së dyshuar dhe viktimës, thanë burime zyrtare nga Policia e Tiranës.

(M.Q/Faxweb)

Fjalët Kyce

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *