Pas lajmeve se shumë mësues dhe personel janë infektuar me COVID 19 në shkollën 9-vjeçare ‘Emin Duraku’, Drejtoria e Përgjithshme e Arsimit parauniversitare ka reaguar me një njoftim publik ku sqaron se mësuesit e infektuar janë zëvendësuar më të tjerë, ndërsa janë shtuar dhe psikologët për trajtimin e fëmijëve. Gjithashtu sqarohet se shkolla është dezinfektuar rregullisht dhe janë marrë masat e nevojshme higjieno-sanitare.
Njoftim
Në lidhje me shkollën 9-vjeçare “Emin Duraku” në kryeqytet, dëshirojmë t’ju informojmë se mësimi në këtë shkollë po vijon normalisht.
Për shkak se disa mësues kanë rezultuar me COVID-19 dhe disa të tjerë janë karantinuar, nga ana e DPAP dhe zyrës arsimore vendore Tiranë janë marrë masat e menjëhershme për zëvendësimin e tyre në mënyrë që mësimi të vijojë pa ndërprerje. Njëkohësisht, është shtuar edhe numri i psikologëve për të qenë sa më pranë nxënësve e mësuesve me shërbimin psiko-social.
Ndërkohë, procesi i dezinfektimit në këtë shkollë është kryer 3 herë gjatë gjithë javës së shkuar, teksa dezinfektimi më i fundit është realizuar ditën e djeshme.
Duam të sigurojmë prindërit e të gjithë opinionin publik se ne po punojmë intensivisht që jo vetëm në këtë shkollë por në të gjithë vendin, ambientet e shkollave tona të jenë të sigurta, me higjienizim të vazhdueshëm, me masa që respektohen e me nivel të lartë ndërgjegjësimi nga ana e nxënësve, mësuesve dhe gjithë stafit të shkollave.
Sipas Partisë Demokratike kjo shkollë është shndërruar në vatër të rrezikshme infeksioni. Nga informacionet rezulton që janë 8 mësues pozitiv me Covid-19 dhe 20 mësues të karantinuar. Gjithashtu te prekur nga koronavirusi jane dhe 3 sanitare.