Teksa janë numëruar 405 qendra votimi nga 5199 të tilla në rang vendi, Partia Demokratike ka arritur të ngushtojë diferencën me Partinë Socialiste.
Sipas të dhënave të publikuar anë faqen zyrtare të Komisionit të Zgjedhjeve, rezultatin e kryeson Partia Socialiste me 50.57 % ose 53773 vota, në vend të dytë renditet Partia Demokratike me 40795 vota ose 38.36 %.
LSI ka siguruar deri tani 7130 vota ose 6.71% të fletëvotimeve totale.
Numërimi i kutive të fundit ka bërë që Partia Socialiste të bie me 1 pikë përqindje ndërsa Partia Demokratike të rritet me me 0.55%. Ndërkohë që LSI ka një rënie me 0.18 % që nga raportimi i fundit i LSI-së.
Ndërkohë, 1977 vota ose 1.86 për qind në rang vendi ka marrë PSD e Tom Doshit. Votat e tjera që mbeten ndahen mes partive të tjera të vogla.