Edi Rama ka thirrur mjekët për takim në kryeministri ditën e nesërme në orën 09:00. Ky reagim erdhi pasi mjekët paralajmëruan një pròtestë ditën e nesërme në orën 10:00 para oborrit të QSUT-së, por pòlícia u ka refuzuar lejen me arsyetimin se nuk lejohen grumbullimet në kohë pándemie.
Sindikata e Mjekève të Shqipërisë i ka dërguar një shkresë me 4 pika qeverisë shqiptare ku kërkohet rritje e vlerësueshme e trajtimit financiar, sigurimi i jetës së personelit shëndetësor, sigurimi i të gjitha kushteve për një ushtrim dinjitoz të detyrës së tyre si dhe të shpallen dëshmorë mjekët që humbin jetën në detyrë.
Megjithatë atyre u është refuzuar leja nga Pòlícia e Tiranës me arsyetimin se nuk lejohen grumbullimet masive për shkak të situatës me Còvid19.
Këtë kërkesë e kanë firmosur shumë mjekë si vajza e ish-deputetit socialist Namik Dokle, Anika Dokle, mjekët Arjan Harxhi, Alfred Gega, Alert Xhaja, Arvin Dibra, Alketa Hoxha, Altin Kuqo, Gentian Stroni A. Belshi etj.