Një pjesë e mirë e vajzave të njohura të ekraneve dhe artit shqiptar kanë zgjedhur që të tregohen të rezervuara sa i përket jetës së tyre private.
Një prej tyre ka qenë dhe këngëtarja Manjola Nallbani. Rrallë e shohim që ajo të postojë foto me bashkëshortin e saj, po më në fund na e ka treguar dhe arsyen pse.
“Në kurthin e Piter Pan” ajo është treguar mjaft e sinqertë me fëmijët të cilët e kanë pyetur se përse nuk bën foto me bashkëshortin e saj.
“Njerëzit frymëzohen nga ne, nga muzika jonë. Ndërkohe që bashkëshorti im Sokoli, ka një profesion tjetër, është gjykatës dhe nuk i pëlqen vëmendja e tillë, e rrjeteve sociale”,- është shprehur Manjola.
E megjithatë në arkiva mund të gjendet edhe ndonjë foto e çiftit, ku të dy shihen mjaft të dashuruar mes tyre.
(E.K/FAXWEB)