Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashKryesoreTe FunditTe Gjitha

“Nuk ndihej aromë e rëndë në dhomë”,misteri i vdekjes së nënës me dy fëmijët, flet i afërmi: Mund të ketë ardhur nga ushqimi, një shishe helm u gjet…

14 shkurti do të shenjonte një tragjedi në fshatin Ostren të Madh të Bulqizës, ku një nënë dhe dy fëmijët e saj do të humbnin jetën, e ndërsa vajza tjetër do të dërgohej në gjendje të rëndë për ndihmë mjekësore (aktualisht është jashtë rrezikut për jetën).

Kryetari i Njësisë Administrative Ostresn Altin Tola në një intervistë për Fax News foli në lidhje me ngjarjen e rëndë, ndërkohë ende nuk ka një deklaratë përfundimtare rreth vdekjes së tre pjesëtarë të familjes Tolaj, nënës 45-vjeçare, Rajmonda dhe dy fëmijëve Rudina dhe Fatjoni, ndërkohë që pista kryesore është helmimi.

Tola tregoi se ka qenë një nga personat e parë që ka qenë në vendine ngjarjes, dhe tha se në dhomë nuk ndihej asnjë aromë e rëndë, ndërkohë që shtoi se kishte dyshime se mund të kenë ndërruar jetë nga ushqimi.

“Vajza rezulton se ishte më mirë seç ishte. Ajo nuk e din që ka humbur jetën, nëna, vëllai dhe motra. Tani akoma nuk dihen shkaqet, pasi është bërë autopsia nga organet e shendetësisë, edhe vajza është marrë në pyetje dhe nuk është në gjendje për të treguar sistuatën. Për momentin nuk ka dhënë argument për ngjarjen. Unë kam kontaktuar dhe kam qenë nga personat e parë që kam qenë në ngjarje.

Kam njoftuar të afërm pasi kanë shkuar nëna, vajza dha djali kishin ndërruar jetë që akoma ishte gjallë dhe kishin filluar ndërhyrjen. Aromë të keqe nuk kishte. Soba ishte, por nuk ndihej aromë e rëndë.

Nuk e di nëse ka ardhur nga zjarri nga gazi apo nga ushqimet akoma nuk dimë gjë. Pasi të dalë autopsia. Jo nuk ka version ndryshe. Akoma nuk dihet asgjë. Kanë marrë mostrat e ushqimeve, të ujit të pijshëm dhe janë dërguar.

Kunata ka shkruar rreth orës dhjetë, në mëngjes kunata ka pasur fëmijët në shkollë. Unë mendoj se mund të ketë ardhur nga ushqimi. Një shishe është gjetur në një dhomë tjetër. Mendoj se ka pesticide si çdo familje në fshat. Edhe bukën e kanë gjetur sipër sobës. Të gjithë në një dhomë në pozicione të ndryshme.”- u shpreh Tola.

(M.Q/Faxweb.al)

Fjalët Kyce
Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *