Kryeministri Edi Rama po zhvillon një takim me studentët e Universitetit të Elbasanit “Aleksandër Xhuvani”, ku prezantoi “Paktin për Universitetin”.
Ai sulmoi opozitën pas akuzave të kësaj të fundit, sipas të cilës anulimi i koncesionit për rrugën Thumanë-Kashar, për t’ia kaluar këto para Universiteteve, është një gënjeshtër, pasi për vitin 2019 në buxhetin e shteti nuk ka asnjë lekë të parashikuar për këtë akt.
Pas kësaj, Rama justifikon skemën e Partneritetit Publik-Privat, ndërsa shprehet se edhe universitetet do të jepen me koncesion në bazë të kësaj skeme. Ai tha se ky partneritet është krejt normal.
“Deri dje thonin se po u vidhen qindra milionë euro shqiptarëve, por sot kur qeveria ka vendosur që të anulojë koncesionin për rrugën Thumanë-Kashar, thonë që s’ka lekë. Jo mor jo, kjo është një propagandë e tyre. Skema e Partneritetit Publik-Privat është diçka krejtësisht normale.
Ne do u japim mundësinë sipërmarrësve që të marrin me koncesion, pra në bazë të skemës PPP, për disa vite sipas kontratës. Ju do të keni Universitetin e ri, nga sipermarrësit të cilët do të shlyhen brenda disa vitesh sipas kontratave”, – tha ndër të tjera Rama.
(B.B/ Faxweb.al)