Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashKryesorePolitikëTe FunditTe Gjitha

“Nuk na lanë mbledhjen e ndihmave”, akuza e rëndë e Aulon Kalasë: U skaduan në magazina, i hodhën në…

Mbrëmjen e sotme i ftuar në studion e Fax News ishte gazetari dhe aktivisti, Aulon Kalaja i cili ka folur për Konferencën e Donatorëve të mbajtur dje në Bruksel.

Kalaja ka thënë se pas këtyre donacioneve duhet filluar direkt me punën për rindërtimin e banesave të shkatërruara ngatermeti i 26 nëntorit.

Sa i përket rindërtimit, ai tha se është shumë vonë duke shtuar se duhej të kishte nisur edhe me lekët e buxhetit të shtetit.

“Procesi i rindërtimit duhej të kishte nisur, jemi 3 muaj pas fatkeqësisë. Është shumë vonë pasi rindërtimi duhet të kishte filluar tanimë edhe me aq pak lekë sa ka buxheti i shtetit tonë.
Shuma e dhuruar dhe huatë nuk ishin për qeverinë, por për shqiptarët, aq sa kanë dhuruar aq herë faleminderit”.

“Tani që fondet janë duhet filluar nga puna por përsëri kjo nuk mjafton, duhet të monitoret në çdo hap ky proces dhe unë kam besim vetëm tek ekspertet e huaj”, vijoi gazetari.

“Edhe ata që kanë dhuruar, nuk janë trajtuar denjësisht nga burokracitë e shtetit si për shembull rasti i Bebe Rexhes ku premtoi ndërtimin e disa banesave, por faza e aplikimit hka asur stërkëmbësha nga burokracitë e shtetit” , shtoi Kalaja.

Por pyetjes së gazetarit Enea Meksi në studio se, a ka rrezik të humbasin këto fonde, Kalaja është përgjigjur:

“Nëse nuk dorëzohen në afat këto projektet e zbatimit edhe mund të humbin prandaj nuk ështe koha për lavdi po për punë”.

Sa për afatin e vendosur nga qeveria për përfundimin e këtyre punimeve ai tha se:
“Afati 2021 është strategji politike pasi Rama do e përdorë këtë për zgjedhjet, më jep votën të jap çelsat”.

Gazetari i cili ka qënë aktiv në zonat e prekura nga termeti, kryesisht në atë të Bubqit në Fushë-Krujë, ngriti edhe një akuzë të rëndë dhe abuzive që kishte ndodhur me ndihmat në fshatin Bubq

“Na kanë marrë ndihmat që do vinin në qendrën tonë dhe na i kanë çuar mbrapa malit të Dajtit dhe i kanë groposur,- përfundoi gazetari Kalaja”.

 

R.G/FAXWEB.AL

Fjalët Kyce

Mendoni se duhet të hapen listat e partive dhe të ndalohen koalicionet parazgjedhore?

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *