Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashTe FunditTe Gjitha

”Nuk mund të vazhdohet kështu”, mbeten gjysmën e vitit pa drita, banorët e Topojës dalin në protestë: Ndihmat i marrin veç socialistët

Banorët e Topojës në njësinë administrative Seman kanë dalë sërish sot në protestë, për shqetësimet e tyre të vazhdueshme, që lidhen me mungesën e infrastrukturës dhe me ndërprerjen e vazhdueshme të energjisë elektrike.

Janë 7 fshatra me rreth 10 mijë banorë që kanë të njëjtat shqetësime, dhe thonë se edhe pse janë taksapagues të rregullt nuk marrin asnjë investim mbrapsht nga ana e qeverisë dhe pushtetit lokal.

“Në lidhje me energjinë elektrike, linja është gati 18 kilometra e gjatë, ne kemi problem në dimër, se për shkak të rrjetit të amortizuar ne kemi ndërprerje të vazhdueshme të saj. Ne kerkojmë nga bashkia e Fierit dhe nga qeveria që të kemi ndërhyrje në rrjetin elektrik, qoftë edhe me kompani private.

Nuk mund të vazhdohet kështu, ndërhyrjet kanë qenë të pjesshme, duke qenë se ne kemi qenë komunë dhe tani varemi nga bashkia e Fierit, shteti është fare inekzistent. Të gjitha janë militantë partie dhe nuk e ngrejnë zërin as për shqetësimet e zonës, ku banojnë dhe vetë. Ndihmat kur kanë ardhur janë ndarë vetëm për anëtarët e Partisë Socialiste, edhe ata persona që duhet të merrnun pagën e luftës si të vetëpunësuar nuk kanë marrë”, shprehet në shqetësimin e tij një prej banorëve.

Partitë politike firmosën Marrëveshjen për Reformën Zgjedhore. A mendoni se Presidenti Meta duhet të dekretojë një datë zgjedhjesh në tetor të këtij viti?

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Mund të Lexoni

Close