Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashKryesoreTe FunditTe Gjitha

“Nuk mund të na zëvendësoj askush”, kontrollori Trebicka: Jemi kërcënuar me 20 vite burg, nuk mund të punojmë në gjendje të stresuar

Pas deklaratave të ministres së Infrastrukturës, Belinda Balluku, ka reaguar supervizori i kontrollorëve të trafikut ajror, Andel Trebicka në një intervistë për ‘Fax News’ është shprehur se ligji ua lejon kontrollorëve që të shpallin paaftësi, pasi puna e tyre është me shumë përgjegjësi dhe nuk mund të punojnë kur janë të stresuar.

Sipas tij, në Shqipëri nuk mund t’i zëvendësojë askush këta kontrollorë, pasi është një proces i gjatë për t’u bërë kontrollor dhe duhen shumë trajnime.

Ne jemi në një lokal afër punës dhe efektivën e policisë janë future brenda në ‘Albkontroll’ për momentin nuk kanë punë me ne. Për momentin gjendja jonë është e rënduar, ju e dëgjuat ministren Balluku në mëngjes kur na akuzoi për grusht shteti, na ka kërcënuar se do të dënohemi me 20 vite burg, si mund të punojmë me të tillë stresi.

Kompanitë ajrore paguajnë paratë për kalimin në këtë vijë ajrore. Qeveria jonë këto lekë të aviacionit i ka devijuar nga aeroporti dhe i ka dërguar në aeroportin e Kukësit dhe Air Albania. Nëse bëhet ky hetim atëherë do të shihet se ku kanë shkuar këto para.

Për rrogat, në Shqipëri kur flet ministrja, rrogat në Serbi janë nga 6000 euro, në rast se ne na bie një avion që ka 400 persona ne kalojmë jetën  në burg.

Greva e paligjshme, ka diçka ne kemi shpall paaftësi dhe jo grevë.

Në rast unë jam  i stresuar, ne kemi një vit e disa muaj që kërkojmë letra dhe i vetmi që na ka prit ishte presidenti Ilir Meta dhe tani me këto që kanë thënë ministrja Balluku dhe Rama ne sdo të afrohemi për 200 metra.

Nuk quhet bojkot, por paaftësi, pasi mbyllet hapësira i dërgon një letër në Bruksel që ne nuk mund ta ofrojmë këtë shërbim. Në rast se nuk plotësohen kushtet. Ajo ka kërcënuar me gjuhën e Erdoganit nuk e di si mund të vazhdoj të punoj ashtu.

Ne presim negocim dhe dua të them që nga marsi 2020, ne nuk na lejohej të punonim, dhe më shumë se 20% e kontrollorëve e kanë kaluar Covidin në këmbë pa e ditur. Kemi ndejt në këmbë dhe i kemi cuar covidin në shtëpi.

Këtu janë të gjithë sepse të gjithë janë të stresuar dhe kanë hallin e familjes, të burgut. Kontrollorët që ulen çdo ditë dhe të gjithë që janë 65 janë këtu.

Unë kam 22 vjet që punoj kontrollor dhe asnjëherë nuk i kam ndalur trajnimet dhe kjo është punë që do trajnime çdo herë sepse është punë që varet nga teknologjia sepse ajo avancon çdo ditë.

Profesioni i vetëm që mund të na zëvendësojë janë marinarët që të vijnë me anije.

Ushtria nuk na zëvendëson dot sepse nuk ka trajnimet e duhura. Puna jonë është që të monitorojnë çdo moment një avion që është me 200 njerëz brenda.

Duke parë instruktorë në krahë dhe nuk të vjen një njeri që ta bëjë dhe jë njeri duhet të jetë minimum 2-3 javë që të kuptojë, por është e rrezikshme. Eurokontrolli nuk të lejon të bësh direkt këtë.

Janë dy kërkesa është të kthehen në punë shokët, u pushuan 5 veta dhe sot e çuan në 0 pushimin nga puna të punonjësve.

Ne kemi një kontratë kolektive dhe këtë e kanë edhe fqinjët, ne kërkojmë që kjo kontratë të rikthehet. Ne kërkojmë të rikthejnë kontratë dhe ti përmbahen.”, u shpreh kontrollori ajror, Andel Trebicka.

(R.G/Faxweb.al)

Për kë do të votoni në zgjedhjet e 25 prillit?

  • Koalicioni i udhëhequr nga PD (55%, 12,500 Votes)
  • PS (28%, 6,296 Votes)
  • Nuk do të votoj (9%, 2,017 Votes)
  • LSI (5%, 1,127 Votes)
  • Të tjera (4%, 933 Votes)

Total Voters: 22,873

Loading ... Loading ...
Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.