AktualitetBotaFlashKryesoreTe FunditTe Gjitha

“Nuk kanë trarë, nuk kanë kolona”, profesori i njohur vë ”duart në kokë” në Durrës: Ja kush është fajtori kryesor

Një nga profesorët më të njohur në Greqi, Panagiotis Karydis, ka mbërritur mbrëmjen e djeshme në vendin tonë, ndërsa paraditen e sotme ka vizituar Durrësin pas tërmetit.

Profesori me rreth 60 vite eksperiencë në fushën e ndërtimeve dhe tërmeteve, ka folur për portalin NewsIt. Ai tha se shkak për këtë tragjedi të rëndë është një kombinim faktorësh.

Sipas tij, ndërtimet në Durrës janë në gjendje skandaloze. Duke e shpjeguar me detaje se si ndërtohet në Durrës, ai thotë se kjo vjen pasi është ndërtuar në zona të rrezikshme, të buta dhe moçalore. Po ashtu janë përdorur edhe materialet e lira dhe të papërshtatshme për zona sizmike.

Përveç kësaj, profesori thotë se në shumë godina ka pasur modifikime dhe shtesa në struktura. Sipas tij, nuk është rastësi që problemet janë hasur në ndërtesat e reja.

“Këto janë pallate 10 apo 15-katëshe, të ndërtuara në parcela të ngushta. Kjo, si rezultat i tokës së botë, ka sjellë dëmtim të kateve të ulëta”.

“I pyeta se përse kishte ndërtesa kaq të larta në një gjurmë kaq të vogël dhe më thanë se në Durrës donin të shfrytëzonin sa më shumë hapësirën. 80 përqind e ndërtesave të reja janë thyer nga katet e ulëta dhe të mesit. Dje ata nxorën dikë që vdiq, i cili jetonte në katin e tretë. Kati i tretë u rrafshua. U bë njësh me tokën. Kjo është pra, tre katet e para u eliminuan”.

Sipas tij, ndërtimet në Greqi janë shumë më të mira.

“Këtë mund ta kuptosh nga rrënojat. Në Shqipëri, godinat e shembura janë masa amorfe, nuk ka trarë, nuk ka kolona, një sistem i papranueshëm në Greqi që prej tërmetit të vitit 1981”.

“Barra bie mbi pronarët. Pronari duhet të kontrollojë kontraktorin dhe inxhinierën. Të mos marrë më të lirin dhe të mos përdorin materialet më të lira”.

(E.K/Faxweb.al)

Fjalët Kyce

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *