Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashTe FunditTe Gjitha

“Nuk ka zgjedhje, pa qeveri tranzitore. Bashkëpunuesit me krimin, para drejtësisë”, intervista e Bashës për Deutche Welle

Kreu i PD-së Lulzim Basha gjatë vizitës së tij në Gjermani ka zhvilluar një intervistë për Dewtche Welle, përmes së cilës ka folur për situatën politike dhe krizën institucionale të Shqipërisë dhe se çfarë i shtyu opozitarët për të marrë vendimin për largimin nga parlamenti.

Sipas Bashës ka qenë kapja e Parlamentit dhe bashkëpunimi i qeverisë me krimin e organizuar ato të cilat e kanë detyruar opozitën të marr vendimin të largohet nga parlamenti. Basha në intervistën e tij insiston për largimin e qeverisë nga pushteti dhe krijimin e një qeverie tranzitore, mirëpo i pyetur për qëndrimin që mban për zgjedhjet e reja lokale ai shprehet se: “Çështja e zgjedhjeve lokale, është një çështje që zgjidhet vetëm pasi të ndëshkohen ata të cilët janë kapur duke vjedhur zgjedhjet e përgjithshme dhe zgjedhjet lokale të kaluara. Pa u ndëshkuar ky bashkëpunim midis krimit dhe qeverisjes as që nuk mund të bëhet fjalë për normalitet apo për zgjedhje të ardhshme. Prioritet kombëtar është rikthimi i besimit të shqiptarëve tek procesi zgjedhor dhe për këtë duhet patjetër përpos largimit të qeverisë aktuale dhe ardhjes së një qeverie tranzitore edhe çuarja para drejtësisë të dosjes “339” dhe të gjithë kokat politike të përfshirë në këtë dosje.”

Sipas Bashës largimi i qeverisë së kapur nga krimi është emergjencë kombëtare dhe në këtë ndryshim transformues duhet të kenë rol të gjithë madje edhe socialistët e ndershëm. Sipas tij: “ Hapi i parë i domosdoshëm është çuarja para drejtësisë të gjithë politikanët socialist të kapur zyrtarisht në bashkëpunim me krimin e organizuar duke shkatërruar procesin zgjedhor të vitit 2017. Ky është vetëm hapi i parë, por ne duhet të përqafojmë një ndryshim të madh ku duhet të futet në çështje të tilla si sistemi zgjedhor, roli i parlamentit, drejtësia e pavarur, liria e medias, mundësia e qytetarëve të shprehen hapur përmes referendumit. Bëhet fjalë për një ndërhyrje të thellë ku asnjë parti politike dhe asnjë person sado i pushtetshëm të jetë, të mos jetë në gjendje si që si sot të kap të gjitha pushtetet në një dorë.”

I pyetur nëse problem i opozitës është largimi i kryeministrit ai thotë se: “Largimi i kësaj qeverie është thjesht fillimi i një procesi transformimi dhe rindërtimi i një marrëdhënie besimi midis qytetarëve dhe politikës, për të ndryshuar të gjitha ato problemet e akumuluara në 30 vjet të krimit dhe korrupsionit të cilat kulmuan me këtë qeveri dhe kryeministër të tillë”.

Në lidhje me fjalimin e ish Ministrit të Jashtëm Ditmir Bushati dje në parlament, Basha u përgjigj se: “Ka shumë zëra publik dhe jo publik të cilët konfirmojnë se problemi I kapjes së shtetit nga krimi i organizuar është po kaq problem kombëtar sa çështë edhe për Partinë Socialiste të Shqipërisë. Padyshim që unë uroj që PS-ja të gjejë forcën t’I shërbejë këtij projekti të madh shqiptar këtij transformimi kombëtar.”

Ndërkohë që Basha ka zgjedhur të mos bëjë komente për lobimin e lobistit Nik Mëzin I cili është thënë se ka lobuar për llogari të PD duke u shprehur se: “I kam dhënë të gjitha përgjigjet për këtë çështje dhe jam i bindur që nuk kam çfarë të shtoj apo të heq këtu në Berlin.”

Intervista e Plotë:

DW: Zoti Basha ju vitin e kaluar erdhët dhe thatë që po bënit lobim për çeljen e negociatave, keni ardhur me të njëjtin mesazh edhe sot?

Takimet e që janë zhvilluar nga mikpritësit e mi në Bundestag edhe me qeverinë federale, në kancelari dhe ministrinë e jashtme kanë për  qëllim diskutimin e krizës politike në Shqipëri dhe bashkëpunimin me partnerët tanë strategjik Gjermaninë në tejkalimin e kësaj krize politike dhe institucionale. Tejkalimi i kësaj krize është shumë i rëndësishëm jo vetëm për demokracinë në Shqipëri, por edhe për të ardhmen europiane të Shqipërisë. Në Evropë nuk shkohet me gënjeshtra, me hilera apo me një shtet të kapur nga krimi; shkohet me vlera, me të vërteta me një shtet të çliruar nga bashkëqeverisja me krimin dhe me një parlament të zgjedhur nga vota e qytetarëve shqiptar.

DW: Parlamenti është zgjedhur nga votat, kemi pasur rastet e shitblerjeve, por a nuk mund të trajtohen ato në kuadër të drejtësisë ashtu siç ndodh në demokracitë e tjera?

Themeli i demokracisë është vota. Kur bie vota e lirë ka rënë demokracia. Ajo që dosja “339”, pjesë të vogla të së cilës janë publikuar edhe nga media ndërkombëtare, tregon është se në zgjedhjet e vitit 2017 krimi i organizuar në bashkëpunim me kupolën e rilindjes kanë asgjësuar vullnetin e shqiptarëve, dhe është pikërisht kjo ajo që parlamenti nuk është produkt i votës së lirë të qytetarëve por i bashkëpunimit me krimin që ka sjellë një tradhëtim të interesit publik dhe të interesit të qytetarëve shqiptarë. Është pikërisht krimi i organizuar, kapja e shtetit dhe pastrimi i parave ato të cilat kanë vrarë shpresën, kanë shkatërruar mundësitë dhe kanë shkaktuar emigracionin. Tani është koha që të gjithë të veprojmë së bashku, jo vetëm për të larguar nga udhëheqja një qeveri të kapur duke vjedhur votat me krimin e organizuar apo duke vjedhur votat e shqiptarëve skandal pas skandali, por për t’i dhënë Shqipërisë dhe shqiptarëve një transformim rrënjësor për mënyrën se si qeverisin. Për të krijuar një raport vlerash të ngjashëm me drejtësinë së pavarur e cila nuk i mbron por i ndëshkon politikanët e kapur në bashkëpunim me krimin e organizuar apo të kapur në korrupsion.

DW: Po por ju keni disa mandate dhe të gjitha këto probleme mund ti kishit zgjidhur në kuadër të mandatin që ju ka dhënë populli juaj pa e blere votën, në parlament paralelisht duke bashkëpunuar për forcimin e drejtësisë. Gjithsesi tani që e keni bërë hapin, si mund të gjejmë një zgjidhje. A do të ktheheni sërish në parlament sepse ai është I vetmi vend për tu zgjidhur kjo?

Largimi nga parlamenti ka ndodhur pas shterimit të çdo mundësie për të zgjidhur në mënyrë institucionale këtë krizë të thellë legjitimiteti. Ju kujtoj se partnerët gjerman në Bunderstag i njohin këto  probleme dhe i kanë ngritur këto shqetësime prej kohësh, që para një viti dhe për fat të keq këtë vit gjërat nuk janë përmirësuar, por janë përkeqësuar edhe më tepër. Tanimë kemi prova zyrtare të bashkëpunimit të krimit të organizuar me qeverisjen, ndaj edhe dalja e opozitës nga parlamenti është një dalje e pa kthim. Kriza politike është reale por është gjithashtu edhe një oportunitet, një mundësi e madhe për të, jo thjesht larguar një qeveri të lidhur me krimin, por për ti dhënë shqiptarëve një sistem demokratik funksional që i shërben atyre, jo partive dhe klasës politike dhe kam besim se ky transformim që tashmë ka nisur me opozitën në krah të qytetarëve dhe jo në krahë të kriminelëve do të ketë mbështetje nga të gjithë shqiptarët e ndershëm. Dhe jam i inkurajuar që këtu në bundestag dhe në institucionet gjermane kemi gjetur mbështetje… Ne duam një reformë të thellë të demokracisë shqiptare, duam vlerat evropiane…

DW: Si do të ndodhi?

Duam të garantojmë pavarësinë e pushteteve dhe që parlamenti i ardhshëm të jetë një Parlament dhe jo thjesht një noter i kryeministrit. Duam të garantojmë që reforma në drejtësi….

DW: Si konkretisht?

Të garantojmë që reforma në drejtësi të prodhojë rezultate, të prodhojë ndjekje të sukseshme penale për…

DW: Cili është instrumenti që do të përdorni? Cili është instrumenti që keni ju në dorë?

Instrumenti I parë është të ndajmë politikën nga krimi. Instrumenti i parë është që të kemi një proces politik të lirë nga influenca e krimit dhe kjo mund të ndodh vetëm përmes një qeverie tranzitore dhe zgjedhjeve të lira dhe të ndershme që do t’iu japin shqiptarëve një parlament të dalë nga vota e tyre dhe jo siç tregojnë tashmë edhe provat zyrtare të prokurorisë, të dalë nga influence e bandave të narkotrafikut për të cilat kanë raportuar gjerësisht edhe mediat ndërkombëtare.

DW: Por reforma zgjedhore ama ka ngecur në vend… Si do të garantohet kjo? Gjykata, gjyqësori nuk po funksionon…

Të gjitha këto janë simptoma të kapjes së shtetit nga krimi i organizuar. Këtë thotë raporti i DASH dhe këto janë shqetësimet që kanë ngritur dhe partnerët tanë gjerman edhe para një viti dhe sot janë edhe më të shqetësuar se një vit më parë… Ndaj është edhe emergjencë ndërkombëtare jo thjeshtë dhe vetëm të largojmë një qeveri të kapur nga duke vjedhur zgjedhje dhe pastaj duke vjedhur shqiptarët, por të ndërtojmë të gjithë së bashku një proces transformues, një ndryshim të madh ku padyshim rol duhet të kenë të gjithë. Edhe socialistët e ndershëm, opozita e cila është në ballë të kësaj përpjekje edhe shoqëria civile, intelektualët dhe media e lirë. Hapi i parë i domosdoshëm është çuarja para drejtësisë të gjithë politikanët socialist të kapur zyrtarisht në bashkëpunim me krimin e organizuar duke shkatërruar procesin zgjedhor të vitit 2017.

Ky është vetëm hapi i parë, por ne duhet të përqafojmë një ndryshim të madh ku duhet të futet në çështje të tilla si sistemi zgjedhor, roli i parlamentit, drejtësia e pavarur, liria e medias, mundësia e qytetarëve të shprehen hapur përmes referendumit. Bëhet fjalë për një ndërhyrje të thellë ku asnjë parti politike dhe asnjë person sado i pushtetshëm të jetë, të mos jetë në gjendje si që si sot të kap të gjitha pushtetet në një dorë.

DW: Domethënë halli është që të hiqet kryeministri?

Unë po ju them pikërisht të kundërtën, largimi i kësaj qeverie të kapur duke vjedhur votat nuk është thjesht fundi por do të jetë pikërisht fillimi i një procesi të thellë transformimi dhe rindërtimi i një marrëdhënie besimi midis qytetarëve dhe politikës. Kjo mund të ndodhë vetëm duke ndryshuar me themel të gjitha ato problemet e akumuluara në 30 vjet të krimit dhe korrupsionit të cilat kulmuan me këtë qeveri dhe kryeministër të tillë dhe duke mundësuar që këto që ndodhin këtu në Gjermani, ndarja dhe kontrolli i pushteteve, drejtësia e pavarur, media e pavarur  të garantohen edhe në Shqipëri, që qeverisja e ardhshme t’iu takojë qytetarëve, t’ju shërbej qytetarëve dhe të vijë dhe të largohet me votën e qytetarëve.

DW: Por për këtë iu nevojitet edhe bashkëpunimi I palës tjetër. Në qoftë se ju thoni ata duhet të çohen para drejtësisë, ka shumë mundësi që tani Shqipëria është e ndarë e polarizuar dhe është e vështirë të gjendet një konsensus me bazë të gjerë, apo e shikoni ndryshe ju…

Përkundrazi unë jam me shumë shpresë. Por ka shumë njerëz që janë të trembur nga ai ndryshim dhe janë ata të cilët fatin e tyre e kanë të lidhur me krimin, me oligarkinë por jo me qytetarët. Por unë e di që edhe në gjirin e Partisë Socialiste pjesa më e madhe nuk janë ata të cilët kanë përfituar nga bashkëpunimi me krimin. Ne mund të kemi pikëpamje të ndryshme për zhvillimin e Shqipërisë, apo sektorë të rëndësishëm të jetës nga arsimi te ekonomia, por ne duhet të bashkohemi tek vlerat europiane të zgjedhjeve të lira dhe të ndershme, një parlament i dalë nga vota e qytetarëve, një qeveri e cila i përgjigjet parlamentit dhe qytetarëve dhe një drejtësi e pavarur që nuk i mbron por dënon politikanët e korruptuar.

DW: Është kjo një ofertë për zotin Bushati që pati dje një fjalim në parlament që ftonte për bisedë dhe dialog?

Ka shumë zëra publik dhe jo publik të cilët konfirmojnë se problemi i kapjes së shtetit nga krimi i organizuar është po kaq problem kombëtar sa ç’është edhe për Partinë Socialiste të Shqipërisë. Padyshim që unë uroj që PS-ja të gjejë forcën t’i shërbejë këtij projekti të madh shqiptar këtij transformimi kombëtar.

DW: Zgjedhje lokale pra nuk do të ketë?

Çështja e zgjedhjeve lokale, është një çështje që zgjidhet vetëm pasi të ndëshkohen ata të cilët janë kapur duke vjedhur zgjedhjet e përgjithshme dhe zgjedhjet lokale të kaluara. Pra pa u ndëshkuar ky bashkëpunim midis krimit dhe qeverisjes as që nuk mund të bëhet fjalë për normalitet apo për zgjedhje të ardhshme. Prioritet kombëtar është rikthimi i besimit të shqiptare tek procesi zgjedhor dhe për këtë duhet patjetër përpos largimit të qeverisë aktuale dhe ardhjes së një qeverie tranzitore edhe çuarja para drejtësisë të dosjes “339” dhe të gjithë kokat politike të përfshirë në këtë dosje.

DW: Lobisti Nik Mëzin ka thënë që ka lobuar për llogari tuaj, përse e ka bërë këtë?

I kam dhënë të gjitha përgjigjet për këtë çështje dhe jam i bindur që nuk kam çfarë të shtoj apo të heq këtu në Berlin.

Fjalët Kyce

Për kë do të votoni në zgjedhjet e 25 Prillit ?

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *