Procesi i vaksinimit masiv po vazhdon në të gjithë vendin, ku në sheshet kryesore të qyteteve janë vendosur çadrat në të cilat duhet të bëhet vaksinimi i qytetarëve.
Teksa është ulur fasha e moshës për vaksinimin duke filluar nga 60 vjeç deri më tani është kryer vaksinimi i një pjese të qytearëve, duke filluar nga mjekët, infermierët, mësuesit, gazetarët.
Fieri në pritje për të nisur proçesin duket se e ka gjithçka gati megjithatë brenda ambienteve të parashikuara me funksionin e vaksinimit nuk ka asgjë tjetër veç tavolinave dhe karrigeve dhe qytetarë të shumtë që presin të marrin dozën e vaksinës.
Sipas qytetarëve atyre u është thënë se ka mungesë të vaksinës gjë që e bllokon përkohësisht proçesin e vaksinimit.
Qytetarët kanë ardhur disa herë për tu interesuar se kur mund ta bëjnë vaksinën por si përgjigjje kanë marrë se nuk ka vaksina.
Të pyetur nga gazetarja nëse ka staf mjekësor ata kanë thënë se nuk kanë parë staf mjekësor.
“Na thanë ska, prapë sot nuk ka. E dyta herë kjo. Kam qenë në datën 8 edhe na thanë prit të të vij, serdhën dhe ikëm. Erdhëm sot na thanë ska.”, ka thënë një qytetar.