Ndërsa vijon ende të mos ketë asnjë shenjë për punonjësin e sigurisë të bllokuar në magazinën e përfshirë nga flakët në Tiranë, burimet zyrtare hedhin poshtë aludimet se një person tjetër ndodhet brenda.
Burimet nga zjarrëfikësja kanë thënë për ‘FaxNews’ se brenda magazinës nuk ndodhet asnjë person tjetër përvec 33-vjeçarit Arjan Sala, punonjësit të sigurisë i cili është bllokuar që prej pasdites së djeshme.
Ndërkohë autoritetet zjarrëfikëse thanë se është hapur një gropë në trotuar pranë vendit ku dyshohet se është bllokuar 33-vjeçari dhe ka nisur hedhja e ujit, ndërsa janë duke pritur që një punonjës zjarrëfikës të futet brenda në magazinë për të bërë kërkimet.
(R.G/Faxweb.al)