AktualitetFlashKryesorePolitikëTe FunditTe Gjitha

“Nuk i erdhi mirë në fakt”, Vasili zbulon çfarë i tha komisionerit Hahn gjatë takimit me Kryemadhin

Nënkryetari i LSI-së Petrit Vasili i ftuar në emisionin “Aktualitet” të Bejdo Malos në Fax News, duke folur për perceptimin që krijojnë ndërkombëtaret në vendin tonë, zbuloi një ndodhi me komisionerin për zgjerimin e Ballkanit Perëndimor, Johanes Hahn.

“Kishte ardhur komisioneri Hahn dhe zhvilluam një takim së bashku me kryetaren e LSI-së Monika Kryemadhin.

Dhe komisioneri Hahn deklaroi se “Droga është problem”. “Po ça thotë ky?!” Fati i keq i Hahn në atë kohë ishte kapur 6 ton drogë në Vlorë. Nuk u ndje mirë me thonë të drejtën!

Këtu tani flas për delenxhiun e Ministrisë së Brendshme që i del sheshit që e kanë dekonspiruar thotë perceptimi që na bëjnë të huajt nuk është i mirë. Këtu nuk kapet dot droga dhe qenka perceptim.”- u shpreh Vasili.

(M.Q/Faxweb.al)

Fjalët Kyce

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *