FlashShowBizTe FunditTe Gjitha

”Nuk haja bukë se më vinte turp”, Eli Fara tregon vitet e vështira si nuse dhe si mësuese filloreje

Eli Fara, e cila sot njihet si një ndër këngëtaret më të mira të muzikës popullore, ka rrëfyer disa episode nga e kaluara e saj, e cila nuk ka qenë e lidhur me muzikën.

E ftuar në emisionin “E Diell”, Eli tregoi se është martuar shumë e re dhe se ka qenë tepër e turpshme asokohe.“Unë isha në shkollë kur u martova”,– tha Eli, “janë ca historira që nuk thuhen, por mbaj mend që isha shumë e turpshme dhe nuk haja bukë. Nëse nuk më jepnin të haja, rrija pa ngrënë”-vijoi më tej ajo.

Eli pohoi se i respektonte zakonet e shtëpisë ashtu siç i kishte hije një nuseje me taban. Pyetjes se kur filloi të hante tamam bukë, Eli Fara iu përgjigj: “Kur u ndava!”

Eli zbuloi gjithashtu se përpara 30 viteve ka qenë mësuese e ciklit fillor në zonën e Korçës. Ajo rrëfeu se në atë kohë, djemtë i mbante pak më shumë me hatër se vajzat, sidomos ata çapkënë. Eli pohoi se ndonjëherë vinte edhe katra, por nuk e tepronte.

E megjithatë, diçka që i ka ngelur në mendje prej asaj kohe ka qenë hartimi i një nxënëseje, e cila e përshkruante mësuesen Eli të bukur dhe me thonj të gjatë.“Në vitet `80 mbajtja e thonjve të gjatë në Shqipëri konsiderohej shumë moderne për kohën dhe ndaj më ka mbetur në mendje” – kujtoi duke buzëqeshur ajo.

 

Fjalët Kyce

A mendoni se jemi në gjendje të mbrohemi apo të menaxhojmë një 'krizë" të shpërthimit të Koronavirusit në vend?

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *