Nga konferenca e përbashkët me kryeministrin Zoran Zaev dhe presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiç, Rama ka ironizuar të gjithë ata që janë shprehur “Mini Shengen”.
Kryeministri ka pyetur se kush e tha këtë fjalën mini, dhe se duke qenë se ai është 194 cm nuk është ndierë ndonjëherë mini.
“Në Durrës do t’i ftojmë të gjithë, pa diskutim. Pjesëmarrjen e Kosovës e shoh shumë të rëndësishme. Ajo ka vendin e saj njësoj sIç e ka Bosnje-Hercegovina, njësoj siç e ka dhe Mali i Zi.
Nuk do i shmangem Kosovës. Dua të jem i qartë me të gjithë ata që bëjnë sikur nuk kuptojnë, apo nuk nuk të kuptojnë. është momenti për të thënë, se kemi dakordësuar për gjithçka që shkruhet e zeza mbi të bardhë.
Nuk është mini shengen, kush e tha këtë fjalën mini, Duke qenë se jam 194 cm nuk jam ndierë ndonjëherë mini,” theksoi më tej kryeministri.