AktualitetFlashPolitikëShëndetiTe FunditTe Gjitha

“Nuk është 28-vjeçari rasti i parë”, Berisha: Ju tregoj unë kush e solli koronavirusin këtu

Ish-Kryeministri Sali Berisha në një lidhje me skype për “360 Gradë” në Rtv Ora, ka folur rreth rasteve të koronavirusit në Shqipëri.

Ai denoncoi se në dy muaj përpara se virusi të shpërthente në vend nuk u bë asnjë përgatitje jo vetëm për popullatën por as për personelin mjekësor dhe për këtë ka vetëm një fajtor sipas tij Edi Rama.

Berisha u ndal te rasti që të gjithe e njohim si rastin zero 28-vjeçarin që udhëtoi nga Firence dhe infektoi të atin, ish-kryeministri Berisha thotë se rasti zero është ai që njoftoi Ministri turk me 2 mars.
Berisha: Ka një dramacitet në çdo gjë në shpirtin e tij (Ramës).

Sa i përket rastit zero duhet të falenderojmë Ministrin e  Shëndetësisë të Republikës së Turqisë që na njoftoi se rasti zero kishte fluturuar nga Tirana nëpër Stamboll me 2 mars dhe ishte shtruar me koronavirus në SHBA.Për të mos thënë se kishte një vdekje jashtëzakonisht të dyshimtë në Korçë etj. A është kjo paaftësi apo papërgjegjshmëri nuk mund ta them. Por u humbën më shumë se 2 muaj kohë pa marrë asnjë masë të vetme. E papranueshme.

Nuk u bë përgatitja më minimale jo për popullatën por të paktën për personelin shëndetësor. Të garantoheshin maskat dhe kostumet që duheshin për ata që janë në vijën e parë të luftës kundër kësaj. Mungesë e plotë përgjegjësie. Nëse shefi i ekzekutivit rri 2 muaj duarkryq kur kjo epidemi tronditi botën më shumë se çdo epidemi tjetër pas gripit spanjoll do të thotë se është i paaftë.

E them që mos të qëndrojmë prapë në bisht të kohës se qëndrimi në bisht të kohës ka gjithmonë pasoja më të rënda”.

Fjalët Kyce

A ju duket i drejtë vendimi i qeverisë Rama për të kufizuar dhe lëvizjen e këmbësorëve si masë për të parandaluar përhapjen e COVID 19?

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *